Kurse të gjuhës angleze & artistike për fëmijë (vjeshtë-dimër 2016)
Përshëndetje miq,
nëse planifikoni të regjistroni fëmijën tuaj pranë qendrave tona aktualisht po vijojmë me regjistrimet për të gjitha kurset e fëmijeve të cilat mund t’i gjeni të listuara këtu poshtë sipas grupmoshave përkatëse.
Lista e kurseve kryesore sipas grupmoshave
Mosha 4-8 vjeç
GrapeSEED është një program mjaft i suksesshëm në botë që e lejon fëmijën tuaj të mësojë anglisht si të ishte gjuha e nënës. Qendra Linkoln është e vetmja qendër e licensuar me përfaqësi në Ballkan. (Unit 1-6 = 25 seanca dhe Unit 7-20= 20 seanca/ 3 herë në javë)
Mosha 8-10 vjeç
Super Minds është metoda më e re nga Universiteti i Kembrixhit për mësimin e gjuhës angleze përmes vlerave dhe zhvillimit të të menduarit kritik që në moshë të vogël! (45 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab)
Mosha 10-14 vjeç
Happy Trails do e ndihmojë fëmijën tuaj të mësojë bazat e gjuhës angleze përmes personazheve argëtues, informacionit dhe aktiviteteve frymëzuar nga National Geographic! (45 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab)
MORE! 1, 2, 3 dhe 4 është metoda më e re nga Universiteti i Kembrixh për mësimin e gjuhës angleze përmes teknologjisë (me komponentë multimedialë), ku fëmija prezantohet me kulturën e shumë vendeve anglishtfolëse, si dhe ndërton fjalorin përkatës në lëndët si gjeografia, matematika, fizika, biologjia, kimia, muzika etj. (56 seanca / 3 herë në javë / 80 min +orë lab)
Mosha 14-16 vjeç
English in Mind 3, 4 dhe 5 është kombinimi i mrekullueshëm i gramatikës dhe fjalorit gjuhësor që e ndihmon fëmijën tuaj të ndërtojnë njohuritë gjuhësore të nevojshme deri në nivelin e përparuar. (56 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab)
Close Up ofron tema interesante dhe të përditësuara që bëhen më të gjalla përmes fotografive të National Geographic dhe ndërthuren bukur për të nxitur më tepër aftësitë lexuese dhe komunikuese rreth botës që na rrethon. (60 seanca / 3 herë në javë / 80 min + orë lab)
Kurse Artistike, etj.
Moshat 8 vjeç e lart
Ditë plot ngjyra në Lincoln (vizatim ose pikturë) janë dy kurse të reja për ata që duan të zhvillojnë këto aftësi artistike. Kurset ofrohen për të gjitha grupmoshat dy herë në javë sipas grupeve që krijohen.
Leksione vokale & korr [Grupmoshat 4-6 vjeç, 7-10 vjeç, 10-14 vjeç] –Leksionet ofrohen nga këngëtarja operistike dhe mësuesja e talentuar Erinda Agolli dhe do jenë në formë korale.
Study Hall – Program pas shkolle [për fëmijë 6 deri në 10 vjeç] – Programi më i ri “Study Hall” e ndihmon fëmijën tuaj të kryejë detyrat e shtëpisë dhe të ndërtojnë edukatën e të studiuarit, duke punuar dhe ndërvepruar në grup, duke mësuar anglisht dhe kaluar një kohë argëtuese përmes të mësuarit.
Leksionet vokale sa kushtojne per moshen 4 vjec.
Pershendetje Arta dhe faleminderit qe na keni kontaktuar!
Ende nuk kemi nje cmim persa i perket ketij kursi. Sapo te kemi informacion me shume, do t’i publikojme patjeter.
Gjithe te mirat,
Stafi
Isha e interesuar per kursin e gjuhes angleze per femije 4-8 vjec. Djali fillon klasen e pare kete shtator. Doja te dija metoden, sa here ne jav, pagesen, etj. .
Alsana pershendetje!
Kursi per femijet e kesaj moshe, do te nise dt. 14 shtator me metoden GrapeSEED, ne oren 17:30-19:00, te hene te merkure te premte me nje pagese prej 189 euro kursi + 30 euro librat.
Per me shume informacion, na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendres sone.
Gjithe te mirat,
Stafi
Pershendetje,
Sa eshte mundesia nga ana Juaj per ta marre femijen (6 vjec) nga kopshti ose shkolla me transport? Sa do te kushtonte?
Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar!
Per programin Study Hall (pas mesimit) ne ofrojme transportin vetem per shkollat qe kemi afer, Edith Durham dhe Emin Duraku.
Per me shume informacion, na kontaktoni me telefon ose kaloni direkt ne qendren tone.
Faleminderit,
Stafi
Pershendetje
Sa eshte kohezgjatja e kursit per femije 10-14? Po pagesa?
Faleminderit
Pershendejt dhe faleminderit qe na kontaktuat!
Kurset per kete grupmoshe zgjasin kryesisht 5 muaj, me pagese rreth 229 euro + 25 euro librat. Nese nuk behet fjale per nivel fillestar, duhet kryer nje testim paraprak per percaktimin e nivelit.
Per me shume informacion, na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendrave tona.
Gjithe te mirat,
Stafi
Pershendetje
kam vajzen 6 vjece. Doja tju pyesja nese kursi i anglishtes mund te behet dy here ne jave. Faleminderit
Pershendetje,
Ju lutem a mund të me tregoni nese nje femije thuajse 8 vjec por qe ka disa njohuri të anglishtes të folur dhe të shkruar- ne cilin Kurs do ishte me mire të rregjistrohej?
A Jane oraret vetem ne 17:30 apo ka edhe me heret?
Pershendetje. Sa kushton kursi per pikture dhe sa ore ne jav kryen femija.. kam vajzen 11 vjece. dhe ka talent pikture. falemin.derit
Pershndetje sa kushton kuris i anglishrs 10-14 vec.Falimderit!
Pershendetje kam djalin 13vjet dhe ka disa njohur te gjuhes angleze besoj se eshte tek niveli i dyte ju lutem sa kushton kursi per 6muaj??