Kurse Intensive (e përditësuar): Jepi verës një mundësi të dytë!

by | 08.20.2016

Kurset e fundveres 2016

Përshëndetje miq,

Sezoni i verës është gjithnjë aq i dëshirueshëm dhe fantastik sa nuk të bëhet të rikthehesh në punë apo shkollë. Dhe na besoni kur ju themi se ju kuptojmë shumë mirë! Madje po të ishte e mundur do donim që sezoni veror të zgjatej edhe me një muaj tjetër!

Por realiteti është më kokëfortë dhe rrjedhimisht duhet ta pranojmë!

Kur vera mbaron të gjithë duhet t’i rikthehemi jetës normale si studentë, profesionistë apo sipërmarrës!

Ndaj, ndërsa filloni të përgatiteni mendërisht dhe fizikisht për t’u rikthyer në ‘realitetin e përditshëm’ deshëm t’ju kujtojmë se edhe pse mbyllja e sezonit të verës mund të duket si një fund në vetvete në fakt ai mund të jetë një mundësi shumë e mirë për t’i dhënë vetes shanse më të mira!

Shihni listën e kurseve intensive

Te Lincoln 1 (pazari i ri)

Adult 2 intensiv / çdo ditë / ora 17:30 -19:30

TOEFL full-program intensiv / çdo ditë / ora 17:00 – 19:00

Adult 1 intensiv / oraret e mundshme 12:30 – 14:30  ose 18:00 – 20:00

 

Te Lincoln 2 (te ish-Blloku)

Adult 1  intensiv / çdo ditë / ora 18:30-20:30

Adult 2 intensiv / çdo ditë / ora 18:30-20:30

ViewPoint 1  intensiv  / çdo ditë / ora 18:30-20:30

English Intro intensiv / çdo ditë / ora 17:00-19:00

TOEFL full-program intensiv / çdo ditë / ora 18:30-20:30

IELTS intensiv / çdo ditë / ora 18:30-20:30

 

Çfarë janë kurset intensive?

Kurset intensive ju ofrojnë mundësinë që të mbaroni një nivel gjuhësor apo kurs përgatitor p.sh. 4 mujor në një periudhë prej 6 javësh. Kjo realizohet duke ndjekur klasa ditore, zakonisht 2 orarëshe për kurset e plota dhe 80 minutëshe për kurset e avancuara.

4 përgjigje te “Kurse Intensive (e përditësuar): Jepi verës një mundësi të dytë!”

  1. Alma thotë:

    Pershendetje,

    Une dua te permiresoj anglishten time, te lexuar, folur, shkruar…, besoj nga nje nivel B ne nivele te larta, mundesisht te arij te mbroj IELTS me pike mbi 7.5.

    ju lutem me jepni nje liste te cmimeve te kurseve intensive.
    Ne pritje te pergjigjes tuaj,

    Faleminderit,

  2. bruna thotë:

    Jam e interesuar te jap provimin e Ielts do doja te dija cmimet e kurseve intesive atij cdo dite mundesisht.

    • Elvis Plaku thotë:

      Pershendetje Bruna, ju faleminderit per interesimin. Nese keni mundesi ejani keto dite qe te beni nje test paraprak pasi kemi nje klase te hapur qe fillon tani. Cmimi eshte 199 euro. Per cdo pyetje mos nguroni te na shkruani apo telefononi serish. Ju faleminderit.

  3. Tea thotë:

    Pershendetje une doja te dija nqs beni regjistrim per provimin e SAT-it

Lini një Përgjigje te Alma Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *