Kurorëzimi i një semestri të suksesshëm
Siç është bërë tashmë traditë, me rastin e mbarimit të semestrit, dy klasat e mësuese Anitës (English in Mind dhe Messages 3) u mblodhën për të marrë certifikatat dhe ekspozuar projektet e tyre krijuese.
Ky ishte një moment që nuk duhej humbur ndaj vendosëm t’i dokumentonim edhe me disa foto si më poshtë.
Projektet e fëmijëve janë një element shtesë që mësuese Anita përdor për të nxitur dhe ndihmuar studentët e saj për të qenë krijues dhe sa më praktik me përdorimin e gjuhës që mësojnë dhe praktikojnë në klasë.
Projektet e ekspozuara sipas kurseve përkatëse:
English In Mind (EIM) 3 – Environment project – Projekt mjedisor
- Posteri 1 – Probleme mjedisore (ndotja e ujit, ndotja e ajrit, ndotja e tokës)
- Posteri 2 – Organizata mjedisore (Greenpeace, Youth and Environment Europe, Clientearth)
- Posteri 3 – Ditë ndërkombëtare mjedisore (dita e ujit, dita pa makina, dita e faunës)
- Posteri 4 – Dita e Tokës (historiku, tematika e 2016-ës, fakte)
- Posteri 5 – Brez mjedisor (trainim të rinjsh europianë, fushata “Bëj ndryshim!” në Shqipëri, veprimtaria e programit të shkëmbimit të studentëve në Shqipëri (Youth Exchange and Study)
Messages 3 – Class magazine – Revista e klasës
- Posteri 1 – Talentet tona (skicim veshjesh, aktrim, futboll)
- Posteri 2 – Koha jonë e lirë (lojë elektronike, shëtitje me familjen, futboll me shokët)
- Posteri 3 – Profesionet tona të ardhshme (mjek, arkitekt, basketbollist)
- Posteri 4 – Të preferuarit tanë (Ronaldo, Ronaldinjo, Iggy Azalea)
- Posteri 5 – Grimca humoristike (vëllai dhe motra, mësuesja dhe nxënësi, polici dhe shoferi)
- Posteri 6 – Kafshët tona shtëpiake (breshka Silvester, macja Kitty, familja e kavieve eksperimentale)
- Posteri 7 – Pushimet tona (Greqi, Spanjë, Francë)