Shkodra: Kurset verore për fëmijë 7-12 vjeç
Summer school – 13 qershor – 17 korrik
Shkolla e verës fillon me 13 Qershor deri me 17 Korrik nga e hëna në të premte, ora 9:00 deri 12:00.
Metodat e anglishtes për fëmijët janë “Primary Colors” dhe “Messages” ku ndërthuret mësimi me argëtim.
Gjatë kësaj kohe fëmijët do të jenë në gjendje të përfundojnë një nivel anglishteje që normalisht përfundohet në katër muaj.
Summer clubs – 13 qershor – 17 korrik
Klubet verore për fëmijë janë një formë pushimesh ‘inteligjente’, që bëjnë të mundur mësimin dhe përforcimin e dijeve në gjuhën angleze nëpërmjet argëtimit.
Tre orë (9:00 deri në 12:00) në ditë mësim anglishteje dhe argëtim ku përfshihen:
- Dance club
- Art club
- Craft club
- Science club.
Fëmijët do të jenë në qendër të vëmendjes së mësuesve për tre orë çdo ditë duke u argëtuar pa fund dhe duke mësuar anglishten njëkohësisht.
Në fund të kurseve do të kemi një program artistik ku do të paraqitet puna që kanë bërë fëmijët me mësuesit gjatë verës.