Shkodër: “Speaking classes” me profesorë amerikanë

by | 05.10.2016

Speaking English Classes - Lincoln Shkoder

“Speaking classes” fillojnë me 24 maj, në Lincoln Shkodër.

Përshëndetje miq,

Sistemi ynë arsimor por edhe mjaft metoda të mësimit të gjuhës angleze vendosin një theks të fortë te mësimi i gramatikës, ndërkohë që një gjuhë e huaj nuk mund të mbahet gjallë thjesht me ‘rregulla’ por ka nevojë të ‘praktikohet’!

Ndaj, qendra Lincoln në Shkodër do ofrojë për të gjithë të interesuarit kurse gjuhe me profesorë amerikanë.

Këto kurse do t’ju japin mundësinë të praktikoni anglishten me anglishtfolës të lindur që do t’ju ndihmojnë të përsosni më tej jo vetëm aftësinë tuaj për ta lexuar apo shkruar, por mbi të gjitha për ta menduar dhe komunikuar rrjedhshëm në anglisht.

Metoda e përdorur është tërheqëse dhe bazohet mbi tema aktuale që do t’ju ndihmojnë të praktikoni edhe më mirë gjuhën e folur.

Kurset do të zhvillohen dy herë në javë dhe zgjasin një muaj..

Në klasë flitet vetëm anglisht.

Studentët do të pajisen me certifikatën e Lincoln.

Për t’u regjistruar, mund te na telefononi në nr 0676027565 ose mund të vini pranë qendrës sonë tek Hysajt, prapa fakultetit juridik.

Një përgjigje te “Shkodër: “Speaking classes” me profesorë amerikanë”

  1. edmira thotë:

    pershendetje, doja t dija nese akyualisht keni nje grup anglishtjeje ne nivelin intermedium , dhe a vazhdojne klasat me profesoret e huaj.

    ju faleminderit

Lini një Përgjigje te edmira Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *