Kids Clubs: klubet verore për fëmijët 7-12 vjeç

by | 05.17.2016

Kids Club-Klubet e femijeve

Klubet verore për fëmijë janë një formë pushimesh ‘inteligjente’, që bëjnë të mundur mësimin dhe përforcimin e dijeve në gjuhën angleze nëpërmjet argëtimit.

Programi i klubeve verore është i bazuar në libra të shtëpisë së madhe botuese të Cabridge dhe të shkruar nga autorë profesionistë. Kryesisht programi do të përfshijë mësimin e strukturave dhe elementeve të fjalorit të gjuhës angleze nëpërmjet filmave/videove, artit, muzikës dhe projekteve të ndryshme që do të zhvillohen. Për më tepër synohet që fëmijët të praktikojnë të katër aftësitë e gjuhës:

  • të lexuarit,
  • të dëgjuarit,
  • të folurit, dhe
  • të shkruarit

Këto aktivitete ndëraktive dhe motivuese do t’i mbajë fëmijët të angazhuar dhe do t’u japin atyre një arsye për të komunikuar në botën reale.

Klubet e filmave/videove, të muzikës, janë të hartuar në mënyrë të atillë që të reflektojnë faktin që individë të ndryshëm kanë hobi dhe interesa të ndryshme, gjithashtu edhe mënyra të ndryshme të të nxënit si p.sh. dikush mëson më mirë nëpërmjet muzikës ose nëpërmjet dialogut nëpërmjet videove dhe filmave. Prandaj, këto aktivitete i krijojnë secilit nxënës mundësinë që të shprehen në mënyrën e tyre të preferuar duke nxjerrë pikat më të forta të tyre dhe njëkohësisht duke e bërë mësimin më të lehtë e relaksuar për ta.

Puna me projekte është një tjetër mënyrë e mësimit nëpërmjet argëtimit sepse ajo përfshin një gamë të gjerë aktivitetesh ekstra-kurrikulare siç janë: arti, drama, gjeografia, historia, etj. Nxënësve do t’u ofrohet mundësia që të shprehin mendimet e tyre vetjake duke krijuar vetë diçka nga fillimi dhe duke përdorur gjuhën angleze në mënyrë stimuluese e entuziazmuese.

Në fund të periudhës së klubeve verore nxënësit jo vetëm që do të jenë ekspozuar dhe të kenë përvetësuar struktura të gjuhës angleze por do të kenë zhvilluar edhe mendimin e tyre kritik mbi fusha të caktuara të jetës e çfarë është më e rëndësishmja të gjitha këto do të jenë bërë në një atmosferë argëtuese e motivuese për ta.

Kohëzgjatja: 5 javë (13 Qershor – 15 Korrik)
Orari: 9:00 – 12:00 (çdo ditë nga e hëna në të premte)
Vendodhja: në ish-Bllok ose te Pazari i ri
Çmimi: Euro 119

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *