Përgatitje për testet e maturës për gjuhën angleze

by | 04.01.2016

Testi i anglishtes per maturenRishtazi Ministria e Arsimit njoftoi ndryshimin e formatit të testit me zgjedhje për gjuhën angleze duke njoftuar se do të përdoret standardi i “TOEFL Junior Standard Test”.

Stafi i qendrave Lincoln u vu menjëherë në punë për t’i ardhur në ndihmë studentëve duke riformatuar përmbajtjen dhe materialet përgatitore për kurset që ne ofrojmë për këtë testim.

Aktualisht po vazhdojmë regjistrimet për të gjithë ata studentë që dëshirojnë të bëhen pjesë e këtyre kurseve përgatitore për testimet e detyrueshme si dhe ato me zgjedhje sipas standardit “TOEFL Junior Standard Test”.

Cili është qëllimi i testit?

Testi TOEFL Junior mat në mënyrë objektive dhe të besueshme njohuritë e nxënësve në gjuhën angleze. Ai është i përshtatshëm për moshën e maturantëve që marrin pjesë në Maturën Shtetërore. Testi është në nivelin gjuhësor B2, referuar Kuadrit të Përbashkët Evropian për gjuhët (CEFR).

 

Struktura e testit

Testi TOEFL Junior Standard zhvillohet me shkrim. Ai përmban 126 pyetje me alternativa dhe zgjat 1 orë e 55 minuta.

Testi përbëhet nga tri pjesë: Dëgjimi, Gramatika dhe Fjalori, pjesa e tretë Leximi. Secila pjesë përmban 42 pyetje.

 

Përmbajtja e Testit

Pjesa e Dëgjimit mat aftësitë e të dëgjuarit dhe të kuptuarit të nxënësve në gjuhën angleze që lidhen me marrëdhëniet shoqërore, kërkimore dhe akademike.

Pjesa e Gramatikës dhe Fjalorit mat aftësitë dhe njohuritë e nxënësve për sa i përket gramatikës dhe fjalorit.

Pjesa e Leximit mat aftësitë e të lexuarit dhe të kuptuarit të teksteve akademike dhe jo akademike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *