Dita e certifikatave për studentët e Messages 2 & Messages 4

by | 03.30.2016
Dita e certifikatave Messages 2 & 4 Mesuese Anita

Klikoni foton për të parë albumin e fotove në Facebook

Dy grupet e nxënësve të mësuese Anitës, që sapo mbaruan kurset “Messages 2” dhe “Messages 4”, u mblodhën rishtazi së bashku për të festuar marrjen e certifikatave dhe kurorëzimin e punës së tyre një semestrale me detyra kursi në formë posteri prezantues (shihni fotot ne Facebook).

Posterat prezantues shërbejnë si detyra kursi dhe për çdo modul të kursit studentëve ju duhet të përgatisin një poster që ilustron temat e ndryshme nga jeta e përditshme në Shqipëri. Temat janë të përcaktuara sipas metodës së librit dhe synon të përforcojë lëndën mësimore.

Për nxënësit e “Messages 2” detyrat e kursit përfshinin postera me prezantime mbi tematika si p.sh.:

  • “Life in Albania” – Jeta në Shqipëri;
  • “Biographies” – Biografi;
  • “A weekend in Tirana” – Një fundjavë në Tiranë;
  • ” Superlative places!”, – Vende fantastike
  • “On holiday” – Me pushime; dhe
  • “A visit to my country” – Një vizitë në vendin tim!

Ndërsa studentët e kursit “Messages 4” kishin krijuar postera me tematika si:

  • “Who’s who at my school?” – Personazhet e shkollës time;
  • “In conversation with my grandmother / grandfather” – Një bisedë me gjyshin/en time;
  • ” Book, film and TV programme reviews” – Prezantim i një libri, filmi apo programi televiziv;
  • “Letters to the magazine editor” – Letër për redaktorin e revistës;
  • “The advertisements page” – Faqja e reklamave; and,
  • “Sports news” – Lajme sportive.

Posterat prezantues shërbejnë si detyra kursi dhe për çdo modul të kursit studentëve ju duhet të përgatisin një poster që ilustron temat e ndryshme nga jeta e përditshme në Shqipëri. Temat janë të përcaktuara sipas metodës së librit dhe synon të përforcojë lëndën mësimore.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *