Trajnim: Menaxhimi i kohës për profesionistët
Të nderuar profesionistë,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi filluar regjistrimet për trajnimet tona këtë vit.
Trajnimi i parë që do të ofrohet do përqendrohet te përfitimi i njohurive dhe teknikave më të mira për menaxhimin e kohës. Si profesionist juve ju kërkohet të prodhoni rezultate pozitive me shumë pak resurse në dispozicion. Ruajta e përqendrimit, priorizimi i përgjegjësive dhe menaxhimi i kohës në takime dhe projekte; janë të gjitha aspekte thelbësore të arritjes së suksesit. Ky program ka për synim t’ju pajisë me mjetet që ju nevojiten për të menaxhuar punët e përditshme me qëllim arritjen e objektivave personale dhe profesionale.
Për më tepër informacion:
Keshilat gjithmone jane produktive