Shkëlqeni në testimin e TOEFL-it apo IELTS-it

by | 02.29.2016

BlogFeature_Ulje20-perqind-TOEFL-IELTS
Nëse po mbaroni provimet apo synoni të vazhdoni studimet jashtë vendit, testimi i TOEFL-it apo IELTS-it është sfida e radhës.

Prej vitesh, qendrat Lincoln ofrojnë kurse përgatitore specifike për këto dy testime. Por suksesi ynë janë vetë studentët të cilët vazhdimisht kanë dalë me rezultate të larta duke i ndihmuar për t’u pranuar në shkollat e huaja ku ata kanë aplikuar apo për nevojat e tjera që lidhen me TOEFL-in.

E njëjta eksperiencë është plotësisht e vërtetë edhe për kurset e IELTS-it të cilat ofrohen nga mësues plotësisht të kualifikuar dhe me të gjitha metodat bashkëkohore.

Për t’ju nxitur sado pak që mos ta lini përgatitjen për testimet në momentin e fundit, ju ftojmë që të vini për tu testuar Falas për TOEFL-in apo IELTS-in deri me 31 mars.

Testim, i cili zakonisht kushton 800 lekë, synon t’ju ndihmojë të kuptoni nivelin tuaj gjuhësor dhe në veçanti nivelin tuaj përgatitor për marrjen e TOEFL-it apo IELTS-it.

Nëse keni pyetje apo keni nevojë për të kuptuar se si funksionon i gjithë procesi, atëherë mos nguroni të na kontaktoni direkt ose drejtohuni pranë qendrave tona çdo ditë nga ora 8 AM.

 

Çmimet e kurseve të TOEFL-it apo & IELTS-it me 20% ulje

Pasi të keni kryer testimin paraprakë do jeni në gjendje të vendosni kursin që duhet të kryeni.

Çmimet përkatëse janë si më poshtë:

TOEFL – Kursi i plotë: 289 euro 232 euro / 45 seanca / 80 minutëshe

TOEFL – Kursi i avancuar: 199 euro 159 euro / 20 seanca / 80 minutëshe

IELTS – Kursi i plotë: 289 euro 232 euro / 45 seanca / 80 minutëshe

IELTS – Kursi i avancuar: 199 euro 159 euro / 20 seanca / 80 minutëshe

Datat e testit të TOEFL-it për muajt Mars – Qershor 2016

datat në mars: 12, 19, 26

datat në prill: 22

datat në maj 7, 21, 27

datat në qershor: 3, 11, 25

4 përgjigje te “Shkëlqeni në testimin e TOEFL-it apo IELTS-it”

  1. arlinda thotë:

    Kjo esht per gjimnazin apo per shkollen e larte??

    • Elvis Plaku thotë:

      Pershendetje, ne ofrojme kurs pergatitor per te dyja testimet TOEFL & IELTS, te dyja testimet ofrohen si vleresues i njohjes se gjuhes per t’u pranuar ne shkollen e larte ose nese kerkohet si kriter per t’u pranuar diku.

  2. Besmir thotë:

    Pershendetje. Behet testimi i TOEFL iBT tek ju?

  3. rea thotë:

    sa pike duhet te marr ne provimin e toeflit qe te aplikoj per ne universitet jashte? sa duhet t fitoj qe te kualifikohem?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *