Dy propozime për kurset e anglishtes 4-8 vjeç

by | 01.13.2016

GrapSEED-followup

  1. Silleni fëmijën tuaj për ndjekur një seancë para se të vendosni ta regjistroni!
  2. Njihuni dhe flisni vetë me prindërit e tjerë!

Të dashur prindër dhe familjarë,

Siç mund të jeni informuar sakaq, aktualisht po zhvillojmë regjistrimet e kurseve të anglishtes për moshat 4-8 vjeç. Kurset që ofrohen për këtë grupmoshë janë pjesë e programit mësimor GrapeSEED.

Të shtyrë nga bisedat me prindërit e fëmijëve në vazhdim, jemi bindur se ata janë vërtetë të kënaqur për faktin se programi dhe mësuesit i kanë ndihmuar fëmijët e tyre ta përvetësojnë gjuhën angleze lehtësisht dhe natyrshëm.

Gjithashtu, kemi kuptuar se shumica e prindërve që sjellin fëmijët e tyre, shpesh kanë ardhur edhe për shkak të ‘reklamës së mirë’ të miqve dhe prindërve të tjerë!

Ndaj, ju ftojmë të sillni fëmijën tuaj për të ndjekur një apo disa seanca përpara se të vendosni ta regjistroni.

Duke sjellë fëmijën tuaj për të marrë pjesë në një seancë mësimore bashkë me fëmijët e tjerë, ju njëkohësisht do keni mundësinë të flisni me stafin tonë, mësueset, si dhe mbi të gjitha vetë prindërit e tjerë!

Si gjithmonë, mirëpresim çdo pyetje apo kërkesë që mund të keni.

Programi aktual ofrohet pranë qendrës Lincoln në ish-Bllok me dy klasa të ndryshme si më poshtë:

Klasa 1: Tre herë në javë (e hënë, e mërkurë, e premte) ora 16:00

Klasa 2: Tre herë në javë (e martë, e enjte, e shtunë) ora 17:30

Sqarim: Prindërit e tjetër mund t’i takoni në çdo moment kur ata sjellin fëmijët e tyre ose mund t’i njihni edhe nëpërmjet faqes tonë në Facebook. Gjithashtu, mos nguroni të na njoftoni nëse dëshironi që t’ju prezantojmë me ndonjë nga prindërit që janë aty ose merrni iniciativën për t’u prezantuar edhe vetë.

3 përgjigje te “Dy propozime për kurset e anglishtes 4-8 vjeç”

  1. Edlira Mali thotë:

    Jam e interesuar per kursin e anglishtes per femije per vajzen time, e cila eshte pothuajse 5 vjece. Cfare cmimi ka kursi per femijet e kesaj moshe? Cfare perfshin? Sa zgjat nje seance mesimi? Mesuesit jane shqiptare apo te huaj?

  2. Lincoln Albania thotë:

    Pershendetje Edlira,

    Kursi anglishtes per kete grupmoshe zhvillohet 3here ne jave nga 90 min. Niveli ka 30 seanca dhe kushton 189 euro. Librat dhe Dvd kushtojne 30 euro. Mesuesit jane shqiptare te trajnuar dhe me eksperience disa vjecare.

    Faleminderit,
    Stafi Linkoln.

  3. sofia thotë:

    pershendetje isha i interesuar per te ditur femija pajiset me certifikate mbas perfundimit te nivelin pasi kjo per mua dhe per vete femijen eshte shume e rendesishme.. flm

Lini një Përgjigje te Edlira Mali Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *