Takim me drejtues për trajnimin “Parime biznesi të suksesshëm”
Rishtazi , qendra Lincoln organizoi një ‘mëngjes pune’ për drejtues dhe administratorë biznesesh dhe organizatash, të interesuar në trajnimin “Parime biznesi të suksesshëm”, i cili do të fillojë në muajin tetor.
Takimi u drejtua nga Presidenti i Qendrës Lincoln Z. Gordon Schrank dhe Zv. Presidentja e Zhvillimit të Biznesit znj. Julia Janecko.
Trajnimi “Parime biznesi të suksesshëm” ka për synim të pajisë drejtuesit dhe administratorët e bizneseve apo organizatave, me njohuri dhe aftësi që i lejojnë ata t’i përgjigjen më mirë sfidave të shumta me të cilat përballen në një ekonomi tregu globale.
Trajnimi është i organizuar në katër module kryesore. Çdo modul do të ofrohet nga një ekspert amerikan me mjaft eksperiencë, i cili do t’i ofrojë grupit një trajnim të personalizuar bazuar mbi konceptet më të mira duke i’u përshtatur nevojave të biznesit në tregun shqiptar.
Për të rritur efikasitetin, trajnimi do të ofrohet për një numër të kufizuar drejtuesish (maksimumi 15 persona) në mënyrë që ata të përfitojnë jo vetëm nga materiali, por edhe nga konsulenca e drejt-për-drejtë e ekspertit për çështje që lidhen me biznesin apo organizatën që ai/ajo drejton.
Katër modulet e këtij trajnimi janë si më poshtë:
- Marketing
- Financa
- Burime njerëzore
- Planifikim strategjik
Për më shumë informacion ju ftojmë të vizitoni faqen përmbledhëse këtu, ose kontaktoni direkt me koordinatorin e trajnimit z. Josh Miekley (j.miekley@lincoln.org.al), i cili mund t’i përgjigjet çdo pyetje që keni në shqip apo anglisht.
Shënim! Trajnimi do të ofrohet në anglisht por me përkthim në shqip.
A mund te me japesh nje informacion nese ka vend te lire (interesohem per veten time)per temen e marketingut, koha qe do te jepet dhe sa mund te jete pagesa. Ne pritje te nje pergjigje.
Elidoni
Pershendetje Elidon,
ju faleminderit per interesimin. Nese zgjidhni mos te merrni pjese ne te kater modulet e programit, atehere ju mund te regjistroheni vetem per nje modul (sic keni kerkuar) i cili kushton 300 euro. Informacioni eshte i disponueshem edhe ne anglisht ketu: http://lincolnalbania.org/en/professionals/sbp/