Si të bëheni gati për rikthimin në shkollë?
Përshëndetje të dashur prindër, nxënës dhe studentë!
Duke shpresuar që stresi i rikthimit në shkollë nuk ju ka kapur ende, deshëm t’ju ofrojmë një listë të shkurtër me këshilla të përgjithshme që t’ju ndihmojnë me përgatitjet e fillimit apo rikthimit në shkollë. Fjala kyçe është “përgatitja” dhe sugjerimet janë më shumë një nxitje se sa udhëzime të sakta.
- Sigurojini materialet shkollore përpara.
Bëjini përgatitjet e nevojshme sa më parë dhe mos prisni kur të kujtohen të gjithë se pastaj mund t’ju zërë stresi. - Bëni gati rrobat.
Ju mund të blini lehtësisht rroba të reja, por më parë bëni një plan. Shihni një herë çfarë mund të keni ende të vlefshme në gardërobën tuaj në mënyrë që më pas të shini se çfarë ju duhet vërtetë bazuar mbi ato që ju mungojnë. Kështu do të fitoni kohë dhe sigurisht do keni edhe më pak stres. - Përgatisni vendin e studimit.
Nëse nuk e keni bërë ende, atëherë është mirë që të gjeni një vend të përshtatshëm ku mund të studioni dhe që do jetë i përshtatshëm për studim, pra diku që nuk do t’ju tërhiqet vazhdimisht vëmendja nga gjërat që ju rrethojnë si p.sh. televizori! - Planifikoni drekën apo zemrën.
Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët të cilat kanë nevojë të hanë vazhdimisht ushqime të shëndetshme dhe jo patatina, sanduice apo ushqime të tjera të shpejta (fast food) që janë me përmbajtje të lartë kalorike por jo ushqimore.
Siç e përmendëm në fillim, këto janë vetëm disa këshilla të përgjithshme, por mbase ju do donit të sugjeronit gjëra më konkrete apo të na tregoni se si ju po përgatiteni për fillimin e shkollës për veten tuaj apo për fëmijën tuaj (si prind).
Për me tepër, ju ftojmë të jepni mendimin tuaj te komentet..
Burime shtesë:
10 Ways to Prepare Your Child for School
Tips to get organized for back to school