Regjistrohuni për kurset intensive (19 gusht – 30 shtator)!

by | 08.15.2015

Kurset intensive 19 gusht-30 shtatorPërshëndetje miq,

ju njoftojmë se Qendrat Lincoln janë rihapur (pas shkëputjes për pushimet verore) dhe po vazhdojmë me konfirmimin e regjistrimeve për kurset intensive.

Klasat e ndryshme fillojnë me datë 19 Gusht – 30 Shtator dhe do zhvillohen për 5 herë në javë nga e hëna në të premten (nga 120 minuta në ditë).

Aktualisht, kurset me më shumë kërkesa janë për ato të gjuhës angleze, dhe veçanërisht për  IELTS dhe TOEFL.

Ju sqarojmë se për të filluar kurset e anglishtes, të gjithë studentët e rinj (jo ata që kalojnë nga një nivel në tjetrin) duhet të bëjnë një testim paraprak për të përcaktuar sakte nivelin e tyre.

Ju ftojmë të na kontaktoni që sot për çdo pyetje apo sqarim të nevojshëm dhe sigurisht që mund të vizitoni qendrat tona për t’u regjistruar sipas kursit të preferuar.

23 përgjigje te “Regjistrohuni për kurset intensive (19 gusht – 30 shtator)!”

  1. Ergys marku thotë:

    Jepni leksione per kurs gjermanisht??

    • Lincoln Albania thotë:

      Pershendetje Ergys,

      Faleminderit qe na keni shkruar. Ne ofrojme kurse te gjermanishtes por gjate sezonit veror nuk kemi kerkesa te mjaftueshme per te hapur nje klase. Me 7 Tetor do te fillojne kurset e sezonit te vjeshtes dhe ne kete perjudhe kemi grupe te mjaftueshme.Fa

  2. albi thotë:

    Sa kushton kursi?

    • Lincoln Albania thotë:

      Pershendetje Albi,

      Cmimet e kurseve jane te ndryshme. Nivelet fillestare ( 179 euro ) nivelet mesatare ( 199 euro ) nivelet e vancuara ( 219 euro ).
      Kjo pagese eshte per te gjithe nivelin qe do zgjase deri me 30 Shtator. Faleminderit!

  3. Ervis thotë:

    Dershiroja te dija nese ka ndonje kurs italishtje dhe kur mund t vazhdoje ?? FLM

    • Lincoln Albania thotë:

      Pershendetje Ervis,

      Ne ofrojme kurse te Italishtes. Ashtu sic kemi njoftuar me lart se me dt 19 Gusht do te nisim kurset intensive per sezonin veror. Ju lutem kaloni prane zyrave tona ose na kontaktoni ne numrat e telefonit per te lene kerkesen tuaj.

      +355 4 22 308 80 cel: +355 68 20 833 08

      Faleminderit!

  4. stela thotë:

    NE cdo qytet zhvillohen kurset? Sa eshte pagesa

    • Lincoln Albania thotë:

      Pershendetje Stela,

      Per momentin ndodhemi vetem ne Tirane. Pagesat jane: 179 euro ( nivelet fillestare) 199 euro ( nivelet mesatare ) 219 euro ( nivelet e avancuara ).
      Faleminderit!

  5. ana thotë:

    Provimi perfundimtar i TOEFL tek qendra juaj jepet?

  6. Jozita thotë:

    Pershendetje Ana,

    Faleminderit qe na ke shkruar!

    Ne jemi qender e licensuar per te dhene provimin e TOEFL iBT dhe kemi data te caktuara per dhenien e tij.
    Ju lutemi kontaktoni ne nr. 042230880 me Lincoln 1, per te patur me shume informacion rreth detajeve pasi atje behet regjistrimi si edhe provimi.

    Ju urojme dite te mbare!

    Stafi i Lincoln Center.

  7. Erisa thotë:

    Doja te dija nese mesimi zhvillohet me mesues shqipetar apo te huaj! flm!

  8. Jozita thotë:

    Pershendetje Erisa,

    Ju falenderojme qe na keni shkruar!

    Kurset zhvillohen kryesisht me mesues shqipetar. Mesues te huaj kemi per kurse specifike si Spoken English, Business etj.
    Per me shume informacion, na kontaktoni duke filluar nga data 17 gusht.

    Pushime te mbara,

    Stafi i qendres Lincoln.

  9. arsilda lila thotë:

    pershendetje!
    une dua qe te marr pjese ne kursin intensiv per anglisht, por dua qe te vazhdoj nivelin tjeter menjehere pas perfundimit te kursit intensiv. a eshte e mundur kjo?

    • Elvis Plaku thotë:

      Pershendetje Arsilda,

      ju faleminderit per interesimin. Pergjigja paraprake eshte PO, por ju lutem te na rikontaktoni serish pasi aktualisht qendra eshte e mbyllur per pushimet verore 1-16 gusht. Ju faleminderit per mirekuptimin.

  10. Ilda thotë:

    Dua ta jap sa me pare toeflin kur eshte data e pare e ardhshme ju lutemmm

    • Edita Nikolla thotë:

      Pershendetje Ilda!

      Faleminderit qe po kontaktoni qendren Linkoln!

      Data me e afert per te dhene testin e TOEFL iBT prane qendres Linkoln eshte 15 shtator. Gjithashtu, vende te lira ka dhe me 3 tetor.

      Regjistrimin mund ta kryeni ne http://www.toefl.org duke ndertuar nje profil tuajin ne kete faqe me informacionin tuaj te sakte, dhe me pas te kryeni pagesen online.
      Ne rast se nuk dispononi karte krediti, qendra Linkoln mund t’ju ndihmoje me pagesen me nje kosto prej 20 USD plus pageses se testit, gjithmone pasi te keni ndertuar profilin tuaj ne faqen zyrtare te TOEFLit (ajo e siperpermendur).

      Ju faleminderit,
      Edita

  11. Sonila thotë:

    Pershendetje! Mund te regjistrohem tek ky kursi intensim ne gjuhen angleze ?

  12. Mira thotë:

    Pershendetje!
    Jam e interesuar per nje kurs Toefl ne periudhen Tetor – Dhjetor 2016. Pra qe te mund te marr edhe te testohem per te marre certifikaten ne kete periudhe. A mund te me jepni me teper informacion se si te veproj?

  13. Jozita thotë:

    Përshëndetje Znj. Mira!
    Ju falenderojmë që po kontaktoni qendrën Linkoln në lidhje me kurset e gjuhës angleze.
    Sezoni i ri i kurseve do të nisi dt. 5 tetor .
    Kurset e gjuhës angleze zhvillohen me metodat e Universitetit të Kembrixhit. Qendra Linkoln ofron të gjitha nivelet, nga niveli fillestar deri në të përparuar përfshirë TOEFL dhe IELTS. Çdo nivel zhvillohet në 45 seanca/ 80 min, 3 herë në javë, 30/120 minuta për ato që janë 2 herë në javë. Në rast se keni njohuri të gjuhës angleze, duhet të kryeni një test i cili përcakton nivelin tuaj gjuhësor, duke u bazuar në metodat që përdorim ne. Ky test zgjat 60 min dhe kushton 600 Lek. Për TOEFL dhe IELTS, kryhet test specifik për sejcilin me pagesë 800 Lek. Rezultati i testit jepet menjëherë pas përfundimit të tij.

    Nivelet fillestar (Begninner) dhe mbi fillestar (Advanced Beginner) kushtojnë €179 secili, nivelet mesatar i ulët (Low Intermediate) dhe mesatar (Intermediate) kushtojnë €199 secili, dhe nivelet mbi mesatar (Upper Intermediate) dhe i përparuar i ulët (Low Advanced) kushtojnë €249 secili. Librat e secilit nivel kushtojnë €25. TOEFL 4 mujor dhe IELTS 4 mujor kushtojn sejcili €289, TOEFL 2 mujor kushton €199. Librat për këto kurse kushtojnë €30

    Regjistrimet zhvillohen çdo ditë nga ora 8:00-20:00 në secilën prej qendrave Linkoln, Lincoln 1 Pazari i Ri ose Lincoln 2 në Bllok.
    Ju lutemi të na kontaktoni për informacione të mëtejshme në numrin +355 4 2400260 ose +355 68 20 83 308.
    Dite te mbare,
    Stafi

  14. estela thotë:

    Pershendetje, jam e interesuar per kurse online te gjermanishtes. Dhe doja nje kurs intensiv. A mund te me jepni nje informacion te pergjithshem. E para nese zhvilloni kurse online , dhe sa kushton. Faleminderit!

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Estela,

      Te falenderojme per interesimin ne qendren Lincoln.
      Patjeter qe ofrojme kurse online te gjuhes gjermane. Do t’ju ftonim te na kontaktonit me telefon ose te kaloni prane qendrave tona per te patur informacion me te detajuar rreth ketij kursi.
      Ju urojme gjithe te mirat,
      Stafi

  15. Jona thotë:

    Jam e interesuar te di se sa zgjat kursi intensiv parapergatites per SAT-in.

  16. Elona thotë:

    Pershendetje, jam e interesuar per kurs intensiv te gjermanishtes niveli fillestar. A mund te me jepni nje informacion sa kushton dhe sa zgjate. Faleminderit

Lini një Përgjigje te Ervis Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *