Çfarë është “Super Minds”! (grupmoshat 8-9 vjeç)

by | 07.03.2015

Kids Club (grupmoshat 8-9 vjec)

Kids Club (grupmoshat 8-9 vjec)

Klikoni foton për me shumë foto të fëmijëve

Kurset e verës tashmë kanë filluar dhe fëmijët e regjistruar po mësojnë dhe zbaviten çdo ditë. Por për të kuptuar disi më mirë se çfarë ndodh çdo ditë, ne vendosëm të flasim me një prej mësueseve këtu në Lincoln znj. Aleksandra Janaqi e cila jep mësim pranë Lincoln që prej vitit 2008.

Aktualisht, znj. Janaqi po jep mësim dhe me grumoshat 8-9 vjeç që janë pjesë e programit verore “Kids’ Clubs”.

Përshendetje mësuese Sandra, çfarë mund të na thoni për programin e kësaj vere për fëmijët?

Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit po përdorim për herë të pare një metodë të re e quajtur “Super Minds”.

Çfarë është “Super Minds”?

Në krahasim me metodat tradicionale të mësimdhënies, kjo metodë i përfshin fëmijët edhe më shumë nëpërmjet këngëve, aktiviteteve, lojërave, punëve të dorës, etj. Posterat dhe “flashcards” i ndihmojnë ata të memorizojnë sa më shumë fjalë të reja duke u argëtuar dhe duke u përfshirë edhe më shumë në procesin mësimor.

Puna është kryesisht në grupe ku fëmijët marrin pjesë në dialogje të ndryshme për të përmirësuar komunikimin.

Gjithashtu personazhet superheronj janë shumë pozitiv pasi i ndihmojnë fëmijët të mësojnë vlera të ndryshme duke ndjekur bëmat e tyre.

Është një metodë që ndihmon në mësimin e bazave të gjuhës, fjalorin kryesor, si p.sh., veshjet, pjesët e trupit, ushqimin, lojërat, kafshët dhe gjithçka që ka të bëj me jetën e përditshme.

Një nga prindërit u shpreh se ishte hera e parë që fëmijët e saj kishin mësuar shumë fjalë të reja që në ditët e para dhe se fëmijët e saj flisnin shpesh për personazhet e librit. Zgjoheshin herët në mëngjes nga dëshira për të marrë pjesë në aventurat e reja!

Ashtu siç edhe një nga nxënëset tona iu shpreh mësueses “kjo verë ishte ndryshe ne Lincoln”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *