Prindër: Vazhdojnë regjistrimet për kurset e verës 2015!

by | 06.19.2015

Përshëndetje prindër,

Femijet me punimet e tyre

Klikoni foton për më shumë foto me punimet e fëmijëve

Fëmijët kanë vazhdimisht nevojë ta kanalizojnë energjinë e tyre për t’u rritur dhe zhvilluar sa më shumë. Gjithashtu, është fakt që ata mësojnë më mirë kur janë në një ambient dhe kushte që i nxisin të mësojnë duke ndërvepruar me mësuesit dhe fëmijët e tjerë.

Këtu në Qendrat Linlcoln këto janë praktika të hershme të programit dhe metodologjisë për mësimin/argëtimin e fëmijëve tuaj.

Ndaj, ju kujtojmë se, ndonëse kurset e verës për fëmijët kanë filluar që në datë 15 qershor, ju keni ende kohë të regjistroni fëmijën tuaj sipas grupmoshës apo programit që ju preferoni.

Aktualisht, ne ofrojmë dy programe: “Kids Clubs” ( për moshat 5-12 vjeç) dhe “Summer School” (për moshat 8-12 vjeç).

Të dyja programet përfshijnë aktivitetet zbavitëse dhe mësimore me mësues amerikanë dhe shqiptarë.

Kohëzgjatja: 5 javë (15 Qershor – 17 Korrik)

Orari: 8:30 – 12:30 (çdo ditë nga e hëna në të premte)

Vendodhja: në ish-Bllok ose te Pazari i ri

Çmimi: Euro 119 (i njëjtë për të dyja programet)

 

Albumi me foto të fëmijëve gjatë një prej aktiviteteve me punime të bëra nga vetë fëmijët (te qendra jonë pranë ish-Bllokut)

 

Për më shumë informacion, ju lutem na kontaktoni (pushim të dielën):

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *