Jeni ende në kohë për kurset e verës për të rriturit

by | 06.02.2015

Kurset 8 qershor 2015

Semestri i ri ka filluar por jeni ende në kohë për disa kurse!

Përshëndetje miq,

Nëse po mendoni të bëni një kurs gjuhe këtë vere, atëherë ju kujtojmë se në Qendrat Linlcon ne ofrojmë kurse normale gjuhe dhe kurse intensive (çdo ditë) gjatë verës.

Kurseve normale zhvillohen 3 herë në javë nga 80 minuta, ndërsa kurset intensiv zhvillohen 5 herë në javë.

Ju mund të zgjidhni kurse në: anglisht dhe gjermanisht.

Për kurset në anglisht

Në rast se keni njohuri të gjuhës angleze, duhet të kryeni një test i cili përcakton nivelin tuaj gjuhësor, duke u bazuar në metodat që përdorim ne. Ky test zgjat 50 minuta dhe kushton 600 lek. Rezultati i testit jepet menjëherë pas përfundimit të tij.

Regjistrimet zhvillohen çdo dite nga ora 8:00-20:00 (e diela është pushim)  në secilën prej qendrave Lincoln; Lincoln 1 Pazari i ri ose Lincoln 2 në bllok.

Për më shumë, ju ftojmë të konsultoni listën e kurseve për të rriturit si dhe na kontaktoni për çdo pyetje apo sqarim tjetër të nevojshëm.

7 përgjigje te “Jeni ende në kohë për kurset e verës për të rriturit”

  1. Fatjona thotë:

    Sa kushton kursi intensiv gjate veres?

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Znj. Xhaferi,

      Ju falenderojme qe na keni shkruar!

      Kurset intensive do te nisin dt. 8 qershor sic dhe jeni ne dijeni. Cmimet e kurseve variojne nga 179-219 euro per nivel + 25 euro librat. Nese nuk keni nje nivel fillestar ne anglisht, duhet kryer nje testim paraprak per te vleresuar njohurite tuaja duke u bazuar ne metodat qe ne perdorim.

      Per cdo pyetje tjeter, ju lutem te na kontaktoni perseri.

      Ju urojme dite te mbare!

  2. Helga thotë:

    Pershendetje,
    Po kurse intensive spanjishteje a do te zhvillon gjate veres?Faleminderit

  3. Jozita thotë:

    Pershendetje Znj. Helga!

    Ju falenderojme qe na keni shkruar!

    Per momentin nuk po ofrojme kurse intensive per spanjishten.
    Nese do te kemi me vone do t’ju njoftojme.

    Ju urojme dite te mbare,

    Stafi

  4. Eva thotë:

    Pershendetje
    Kam nje ankese ndaj jush. Perse nuk informoni sic duhet per afatet e regjistrimit. Ketu thoni regjistrimet Cdo dite dhe pasi marim mundimin te vijme te dielen (atehere kemi mundesi) thoni qe nuk behen regjistrime se eshte e diele.

  5. Anamika thotë:

    Pershendetje,

    Dua te pyes per dicka. Vazhdojne regjistrimet per kurset verore per femije dhe cila nga shkolla verore dhe kurset verore ndryshe mund te quhet edhe kamp veror?

Lini një Përgjigje te Eva Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *