Njoftim: “Koncerti i Pranverës” nga Kori i Kolegjit të Masterit

by | 05.07.2015

Koncerti i pranveres -sponsor Lincoln CenterKemi kënaqësinë t’ju vëmë në dijeni për një aktivitet muzikor që do të zhvillohet në Tiranë në fundjavën e ardhshme në data 15, 16 dhe 17 maj titulluar “Koncerti i Pranverës”. Ky aktivitet vjen si pjesë e turit botëror të Korit të Kolegjit të Masterit i cili do t’ju sjellë pjesë klasike, muzikë shpirtërore dhe shqiptare.

Ndaj, ejani të festoni shpresën e pranverës dhe të shijoni një mbrëmje të mrekullueshme muzikore.

Kori i Kolegjit të Masterit përfshin studentë nga gjithë Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të huaja, që përfaqësojnë çdo fushë të studimit në këtë universitet. Turnetë e tyre vjetore janë zhvilluar në vende të ndryshme të SHBA-së dhe të botes, si në Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Itali, Zvicër dhe Rusi. Kolegji i Masterit është një universitet protestant ungjillor.

Hyrja është falas për të treja datat si më poshtë:

Të premten, 15 maj, tek Universiteti i Arteve, Ora 19:00

Të shtunën, 16 maj, tek Universiteti i Arteve, ora 19:00

Të dielën, 17 maj, te sheshi “Nënë Tereza”, ora 18:00

 

Sponsorë: Lincoln Centers of Albania; Kisha e Hirit

Ata e kënduan Himnin tonë kombëtar shkëlqyeshëm, po ashtu edhe atë Amerikan! Si mendoni miq? Video ne Facebook

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *