Këshilla: Si të mësoni apo përmirësoni anglishten tuaj!

by | 05.19.2015

Permiresoni anglishten tuajTë gjithë mbase i bëjmë vehtes pyetjen si të mësoj anglisht shpejt. Por, edhe nëse jeni student i anglishtes apo e keni anglishten gjuhën anëtare, aftësitë tuaja gjuhësore mund të përmirësohen duke përdorur disa këshilla të thjeshta.

Ndonëse ka mjaft mënyra dhe metoda të sprovuara për mësimin e anglishtes, këto pesë mënyra janë veçanërisht të vlefshme për studentët e anglishtes si gjuhë e huaj. Ato jo vetëm ju ndihmojnë ta mësoni gjuhën angleze por ju lejojnë të përmirësoheni edhe më tej në mënyrë të vazhdueshme.

5 mënyra si të përmirësoni anglishten

1.

Gjeni një fjalor të mirë dhe filloni të lexoni një libër, gazetë apo revistë në anglisht që është disi më lartë se sa niveli juaj aktual i gjuhës. Kjo do t’ju ndihmojë të mësoni fjalë të reja në një mënyrë më interesante. Gjithashtu, kjo metodë është e vlefshme për mësimin e termave teknike në një fushë të caktuar (ekonomi, biznes, financë, etj.). Si rrjedhojë, aftësia juaj do të rritet në mënyrë dramatike qoftë edhe duke shpenzuar vetëm 15 minuta në ditë.

2.

Dëgjoni fjalime, shihni dokumentarë apo filma në fusha me të cilat nuk jeni shumë të familjarizuar. Kjo do t’ju ndihmojnë të ushtroheni me terma dhe koncepte përtej nivelit apo njohurive që zotëroni aktualisht. Më tej, kjo metodë do t’ju ndihmojë jo vetëm me fjalorin por mbi të gjitha me aftësinë tuaj për të kuptuar gjuhën e folur. Në fillim ju mund të vendosni nën-titujt (titrat e filmit) por më pas përpiquni ta bëni këtë gjë rregullisht pa vendosur nëntitujt dhe do të vëreni se i gjithë procesi do të bëhet më i lehtë me kalimin e kohës.

3.

Edhe pse mësimi i gramatikës nuk mund të konsiderohet gjithnjë si pjesa më interesante e një gjuhe, gjithsesi gramatika mbetet thelbësore. Por ju mund ta bëni këtë gjë lehtësisht ndërsa jeni duke lexuar një libër apo material më të vështirë ose duke parë një film/dokumentar pasi në të njëjtën kohë do keni mundësi të mësoni strukturën e fjalive të cilën mund ta përshtatni më pas sipas nevojave tuaja.

4.

Mbani një ditar të shkruar i cili do ju lejojë të vini në praktikë aftësitë me anglishten që ju keni qenë duke i praktikuar me materialet që keni qenë duke lexuar, dëgjuar apo gramatikën që keni mësuar deri tani. Më pas ju mund t’i ktheheni shënimeve tuaja për të parë se si keni ecur, madje mund edhe ta vlerësoni vetveten për të kuptuar se ku keni ende nevojë të përmirësoheni. Kjo, mbase, është një nga këshillat më të mira për të përmirësuar anglishten tuaj në cilindo nivel që mund të jeni.

5.

Kur ta ndieni veten se jeni gati, atëherë përpiquni që të gjeni mundësi për t’u ‘zhytur’ tërësisht në këtë gjuhë! Ju mund të kërkoni të qëndroni me persona që flasin vetëm anglisht. Kjo është edhe faza ku ju do jeni në gjendje që të testoni plotësisht aftësitë e reja me gjuhën.

A ju vjen në mend ndonjë këshillë apo metodë tjetër? Atëherë, ndajeni atë te komentet.

Dëshironi të testoni njohuritë tuaja, atëherë bëni këtë mini-testin që kemi përgatitur.

PërgatitiElvis Plaku

37 përgjigje te “Këshilla: Si të mësoni apo përmirësoni anglishten tuaj!”

  1. Erina thotë:

    Degjoni kenge ne anglisht duke u perpjekur te gjeni kuptimin.

  2. Elvis Plaku thotë:

    Po, e vertete, edhe kjo menyre funksionon, ndonese jo me te njejtin efikasitet pasi nuk kerkon shume nderveprim.

  3. Ermir thotë:

    Une e dij me fol anglisht me e shkruajt e me lexu shume mire por kam nevoje per me tej per mesim te metejshem per te rifresku kujtesen

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Ermir,
      Te falenderojme per interesimin tend 🙂
      Do te ishte mire te kalonit nga qendra per t’u testuar fillimisht, ne menyre qe te dime konkretisht nivelin tuaj gjuhesor. Kurset e radhes do te nisin gjate muajit mars.
      Per me shume informacion, na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendrave tona.
      Gjith te mirat,
      Stafi

  4. Dona thotë:

    Si mund ta mesoj anglishten ,, me duhet per kete vit sepse jam maturante ,, jam tek nota 5 6 dhe me duhet ta mesoj per mature me ndihmoni te shoj deri tek 8ta ju lutem

  5. artur thotë:

    si mund te mesoj anglisht. vetem di te pershendetem me njerz asgje me shum anglisht

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Artur,

      Njera nga menyrat eshte te ndjekesh kurse qe te pasurosh fjalorin, mesosh gramatiken dhe te kuptosh gjuhen e folur.
      Na kontakto me telefon ose kalo prane njeres prej qendrave tona, aty do te merrni informacionin qe do t’ju nevojitet.
      Faleminderit per interesimin,
      Stafi

  6. mela thotë:

    dua te mesoj gjuhen gramatiken e gjuhes angleze sepse me duhet per provime

  7. mela thotë:

    me duhet te mesoj gramatiken e gjuhes angleze sepse me duhet per provime

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Mela,
      Te falenderojme per interesimin!
      Pervetesimi i gramatikes kryhet zakonisht me seanca individuale.
      Do t’ju ftonim te na kontaktonit me telefon ose te kaloni prane qendres sone per me shume informacion.
      Gjithe te mirat,
      Stafi

  8. Donika brazhdi thotë:

    pershendetje une kutoj anglish por ajo qe dua te flas rrjedhshem po ndihej shum veshtersi dhe kjo me merzit ,ju lutm me ndihmoni-
    ….

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Znj. Donika,
      Ju falenderojme per interesimin ne Lincoln Center.
      Kurset tona kane filluar ndaj do t’ju sygjeronim te kaloni ne qendrat tona per t’u testuar fillimisht e me pas per te pare se si mund t’ju ndihmojme me grupet qe kemi nderkohe.
      Per me shume informacion, na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendrave tona.
      Gjithe te mirat,
      Stafi Lincoln Center

  9. Bledi thotë:

    Pershendetje si jeni? ju lutemi me jepni pak sqarim si mund te mesoj anglishten me shpejt

    • Jozita thotë:

      Pershendetje Bledi,
      Ju falenderojme per interesimin ne qendren tone!
      Menyra me e mire per te mesuar anglishten ne menyre te pershpejtuar, eshte te kryeni nje kurs intensiv (cdo dite) duke nisur nga dt. 23 gusht deri ne fund te shtatorit. Per cdo pyetje tjeter, ju lutemi na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendrave tona.
      Gjithe te mirat,
      Stafi

  10. Marta Gorica thotë:

    Jam Marta nje grua mbi 60 vjec ,nuk flas anglisht as burri im ai flet frengjisht dhe italisht,une italisht dhe pak frengjisht por jo anglisht,nuk kemi femije dhe ndjejme shume nevojen e komunikimit ne anglisht ju lutem me thoni si mund te mesoj gjuhen e folur ,keni ju kurse per mosha te medha apo ndonje mesues ne shtepi,ju falemnderit per mirkuptimin

  11. kanita thotë:

    une e di shume mire anglishten dhe e kam mesuar nga filmatme perkthim ne gjuhen shqipe

  12. enkela thotë:

    une e di anglishten dhe e kam mesuar nga filmat anglisht me perkthim

  13. viola thotë:

    une i kushtoj shume vemendje gjuhes angleze dhe mendoj qe te gjithe ta mesojne ne menyra te ndryshme si ne shkolle,ne internet,duke lexuar libra,duke shikuar filma ne gjuhen angleze etj. Keto keshilla jan te permendura edhe me lart.Faleminderit per leximin e komentit tim. Shpresoj qe ta mesoni edhe ju sa me shpejt.MIRUPAFSHIM

  14. Vanesaa thotë:

    UNE I DJEK KESHILLAT E JUAJA FALEMINDERIT SHUME

  15. xhensila thotë:

    Une dua te mesoj anglisht depse dua te marr noten 10 ne mesime dhe kam provimet kete vit

    • Jozita thotë:

      Pershendetje, Xhensila!

      Te falenderojme per interesimin ne qendren Lincoln!

      Do te donim t’ju ftonim per te kryer testimin paraprak i cili percakton nivelin e Anglishtes qe ke per momentin.
      Kurse te reja do te nisim sapo te kemi klasat gati.
      Per cdo pyetje tjeter, na kontakto me telefon ose kalo prane qendres sone.

      Gjithe te mirat,
      Stafi

  16. Çdo këshill e juaja është e vlefshme por unë do t’ju sugjeroja që të pordornit edhe programe të cilat përmbajnë dialogje histori kucie teste njohurish keto porgrame mund ti shkarkoni fare leht në play store emrat e tyre jane “Learn english “, “,English listening “Ielsts listenig “, Audio vidio “english speaking” english audio store” kjo është një mënyr shum e mir ju a sugjeroj të gjithve uroj shum që tju ndimojn

  17. Jozita thotë:

    E dashur Eglantina,

    Te falenderojme per sygjerimin dhe te urojme nje dite te mbare!

    Stafi i qendres Lincoln

  18. Ronaldo thotë:

    pershendetje kam vazhduar te mesoj gjuhen angleze dhe me duket e leht jo dhe shum e veshtir per ta mesuar shikoj filma me titra kam dhe nje app Meso englisht dhe kjo me ka ndihmuar shum ndonjeher kur kam koh te lir e mesoj dhe flas me disa shok qe kam njohur ne rjete sociale dhe kuptohemi shum por dua te zgjedhoj te folurin qe te tejkaloj dhe fjalet me te veshtira si thoni duhet te praktikohem akoma un nuk kam ber kurs thjesht kam mesuar ne aplikacion me song me volum te gjith me kan then se esht e pamundur qe ke mesuar nga aplikacionet per tju dhen nje sygjerim mesohet ne gjdo menyr vetem duhet te jesh i vemenshem dhe i thjelluar nga nnegativiteti faleminderit qe lexuat historin time nga un Mirupafshim

  19. elisabeta thotë:

    Dua te mesoj anglisht qe te komunikoj.

  20. Emilreda thotë:

    PERSHENDETJE JU LUTEM MUND TE ME SUGJERONI NDONJE FAQE KU MUND TE MESOJ NJE ANGLISHTE TE PERKRYER PASI E FILLOVE NJE KURS DHE E LASHE PERGJYSEM DHE NQS MUND TJU PYES CILAT JANE MESI-MET QE JU NA SUGJERONI NJE LISTE JU LUTEM DHE NJE FJALOR NE GOOGLE PASI ME NEVOJITET PER NDONJE FJALE TE PAKUPTUAR JU FALEMINDERIT

Lini një Përgjigje te Jozita Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *