Dhurojini fëmijëve tuaj një eksperiencë ndryshe këtë verë 2015

by | 05.27.2015

I love LincolnShkolla po mbaron për shumicën e fëmijëve dhe vera praktikisht është këtu! Pas provimeve edhe fëmijët sigurisht kanë nevojë të pushojnë. Por mbase edhe shumë pushim nuk do t’ju vlente aq shumë sa një eksperiencë edukative pranë qendrave të Lincoln!

Ndaj, ju inkurajojmë të konsideroni sërish programet tona verore për fëmijët tuaj.

Si çdo verë, qendrat Lincoln (te Blloku & Pazari i ri) ofrojnë dy programe bazë: “Klubet e fëmijëve” dhe “Shkollat e verës” të përshtatura për dy grupe kryesore moshash si më poshtë:

 

Kids Clubs (Klubet e fëmijëve) (moshat 5-12 vjeç)

Këtë vit Klubet e fëmijëve janë të organizuara ndryshe! Kemi hartuar një program të ri me mësues amerikanë. Edhe këtë vit do të ofrohet një mjedis mësimor argëtues dhe anglishtfolës, por theksi do të vihet tek kultura amerikane, arti, muzika dhe lojërat. Fëmijët do të argëtohen duke mësuar përgjatë këtij programi.

Për më shumë informacione ju lutemi vizitoni faqen: Programet e verës 2015

 

Summer School (Shkolla e verës) (moshat 8-12 vjeç)

Eksperiencat verore ndihmojnë në përvetësimin e gjuhëve të huaja. Këtë verë, qendrat Lincoln do të vazhdojnë të ofrojnë të njëjtën cilësi dhe përkujdesje, të gjitha në një kohë të shkurtër. Fëmijët do të përfundojnë një nivel gjuhësor, por mësimdhënia do të balancohet edhe me më tepër argëtim përgjatë kësaj shkolle verore.

Për më shumë informacione ju lutemi vizitoni faqen: Programet e verës 2015

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *