“Interchange”, Botimi i Katërt (ENG 101-102, 201-202)

Deri tani ky është programi mësimor më i pëlqyer për të rritur dhe programi më i përdorur në botë nga ata që e mësojnë anglishten si një gjuhë të dytë.

“Interchange” është një metodë me katër nivele bazuar në anglishten amerikane dhe ndërkombëtare për nxënës dhe studentë të rritur të gjuhës angleze. Kjo metodë ka përmbajtje interesante me tema të përditshme në çdo mësim, ushtrime plotësuese për gramatikën dhe shumë mundësi për të përmirësuar të folurin dhe të dëgjuarin. Filozofia e kësaj metode është se një gjuhë mësohet më mirë kur përdoret në një komunikim kuptimplotë.

Në periudha të caktuara ofrohen edhe kurse intensive.

I detyrueshëm: ENG 101, ENG 102, ENG 201, ose test vlerësimi.

“Passages”, Botimi i dytë (ENG 301-302)

Në vazhdim të “Interchange” vjen metoda “Passages” me dy nivele, një kurs që i kushton vëmendje përmirësimit të aftësive të ndryshme dhe shoqëron nxënësin nga nivel i ndërmjetëm i lartë i anglishtes si gjuhë e dytë, në nivelin e ulët të përparuar.

I përditësuar që të ofrojë një përmbajtje bashkëkohore, Passages ju jep shumë mundësi për përmirësimin e aftësive të të dëgjuarit dhe folurit si edhe aftësive të të analizuarit të teksteve. Ky program ndërton hap pas hap shkrimin akademik, ofron shpjegim dhe praktikë të pjesëve gramatikore si edhe përfshin një seksion për studim vetjak.
Ku kurs ju ndihmon të zhvilloni komunikimin që përqendrohet te rrjedhshmëria dhe saktësia, ndërsa ju jep më tepër mundësi për të zhvilluar aftësitë mendore të nivelit të lartë.

Në periudha të caktuara ofrohen edhe kurse intensive.

I detyrueshëm: ENG 202, ENG 301 ose test vlerësimi.

Advance Your English (ENG 430)

“Advance Your English” është një kurs i shkurtër i hartuar që t’i kalojë nxënësit nga niveli i ulët i përparuar tek ai i përparuar. Është i përshtatshëm për ata që duan të thellohen në studimin e gjuhës angleze ose të komunikojnë në anglisht në një situatë pune. Mbulohen të gjitha aftësitë gjuhësore, duke drejtpeshuar formimin e aftësive individuale me ato të integruara.

I detyrueshëm: ENG 301, ENG 302.