'GrapeSEED' Anglisht për fëmijët 4-9 vjeç

GrapeSEED është një program i mesimit të gjuhës angleze për fëmijët 4 – 9 vjeç, mjaft i suksesshëm në SHBA, Azinë lindore dhe prej shtatorit 2012, edhe në Shqipëri. Është bashkëpunim i një studimi shumëvjeçar të profesorëve amerikanë me zbatimin e teknologjisë së multimedias së mësimdhënies, i bazuar në një eksperiencë 40 vjeçare.

Rezultatet që prindërit do të shohin:
  • Fëmijët e mësojnë anglishten si gjuhën e nënës!
  • Janë të aftë të komunikojnë lirisht e në mënyrë të natyrshme!
  • Mendojnë Anglisht, Flasin Anglisht!
  • Ndërton besimin në vetvete tek fëmijët që në moshë të vogël!
  • Krijon udhëheqësit e ardhshëm!
Kohëzgjatja dhe informacione të tjera
  • Një nivel përbëhet nga 30 seanca.
  • Numri i fëmijëve: 8-15 fëmijë për klasë, të cilët ndahen sipas moshave.
  • Materialet e klasës përmbajnë këngë, tregime, vjersha dhe aktivitete interaktive, gjithpërfshirëse në klasë, të përshtatshme për moshat e fëmijëve, të hartuara për një mësimdhënie efektive.
  • Materialet që praktikohen në klasë e shtëpi “EEE” (Extended English Environment), sigurojnë një ekspozim të mjaftueshëm ndaj gjuhës për të arritur suksesin.
Paketa e materialeve të nxënësit përmban:
Libër me këngë, poezi dhe vjersha Fjalor për librat me tregime 5 Libra tregimesh, 1,2,3,4,CD me këngë dhe tregime DVD me këngë dhe tregime.
Lincoln Albania është institucioni i parë i licensuar në Evropë për këtë program!
 Regjistrimet vazhdojnë!

Vizitoni për më shumë informacion: www.grapeseed.com