GrapeSEED 1

​Na kontaktoni

Unit 1-6 = 25 seanca dhe Unit 7-20 = 20 seanca / 3 herë në javë / 60 min.

Programi anglisht GrapeSEED është program i përthithjes së gjuhës në moshë të vogël për t’u mësuar anglisht fëmijëve nga mosha 4 deri 7 vjeç.

Fëmijët e përthithin informacionin më mirë kur ata argëtohen, duke angazhuar kështu trupin dhe mendjen. GrapeSEED përdor të njëjtat rregulla që e ndihmojnë një fëmijë të mësojë gjuhën e tij amtare. Si rezultat, fëmija zhvillon aftësinë e të menduarit në anglisht, një kusht i domosdoshëm për rrjedhshmërinë e një gjuhe. Këto rregulla janë:

  • Komunikimi vjen i pari, dhe jo gramatika
  • Fjalori rritet me anë të përdorimit të shpeshtë të shprehjeve të zakonshme, dhe jo duke e mësuar përmendësh.
  • Shqiptimi zhvillohet me vazhdimësi në dëgjim, lexim dhe komunikim.
  • Arritjet e larta vijnë si rezultat i përdorimit progresiv të gjuhës me kalimin e kohës.

​Qendra Linkoln sjell këtë program të jashtëzakonshëm për mësimin e gjuhës në fëmijëri tri herë në javë në mëngjes ose pasdite. Ne krijojmë një orar të përshtatshëm për prindërit dhe fëmijët që të provojnë orën e mësimit 60 minutëshe, e ndjekur nga praktika online në shtëpi gjithashtu.

GrapeSEED është në përputhje me Standardet e Përgjithshme për Mësimin e Anglishtes.

Lincoln është qendra e vetme e licensuar për Shqipërinë dhe vijon ta ofrojë këtë program unik me mjaft sukses që nga viti 2012.

​Na kontaktoni

View this post on Instagram

Momente nga prezantimi me prindër për programin e gjuhës angleze GrapeSEED për fëmijët e moshave 4-7 vjeç. #lincolnalbania #grapeseed

A post shared by Lincoln Centers of Albania (@lincolnalbania) on Sep 17, 2019 at 8:43am PDT

Përshëndetje mësuese Entela!

Uroj që emaili im t’ju gjejë mirë si familje dhe veçanërisht Davidi “Gëzuar festat e 7 dhe 8 marsit! Të kaloni sa më bukur me kolegë e mikesha! Ju kujtojmë vazhdimisht me respekt dhe mirënjohje për punën që keni bëre me fëmijët. Mësuesja e Davidit këtu në shkollën fillore në Toronto na pyeti tekstualisht “Ku e ka mësuar Davidi anglishten, se është më mirë se kanadezët”.

Puna dhe përkushtimi juaj e ka bërë shumë të lehtë tranzicionin për Davidin. Ndjehet mirë dhe po kalon mirë në shkollë.

Urojmë si familje gjithë të mirat për ju dhe familjen tuaj!

Me respekt,

Irisi

Irisi, mami i Davidit (GrapeSEED)

Mahnitem çdo ditë në Linkoln duke parë se sa miqësorë dhe të kujdesshëm janë të gjithë, mësuesit dhe personeli. Atmosfera është gjithmonë shumë tërheqëse për fëmijët dhe atyre u pëlqen shumë. Ua kam sugjeruar Qendrën Linkoln miqve të mi dhe do të vazhdoj ta bëj këtë, sepse mendoj që rezultatet janë të përkryera dhe fëmijët mësojnë përmes metodave më të mira me mësuesit më profesionistë në një atmosferë miqësore dhe tërheqëse.

Jonilda Filipi Prind i një fëmije në GrapeSEED