Nivelet e gjuhës Angleze për kurset e fëmijëve:

Së shpejti programi 'GrapeSEED' për fëmijët 3-8 vjeç

Programi  “GrapeSEED” është një program relativisht i ri, i bazuar në 50 vite hulumtimi dhe praktike në Japoni dhe vende të tjera të lindjes së largët. Ai është i hartuar për nxënësit parashkollorë dhe aktualisht është duke u përdorur me shumë sukses në mbi 11 vende të ndryshme. Më 1 Mars 2012 Qendrat Linkoln nënshkruan një marrëveshje për të drejtën e përdorimin në Shqipëri të programit të gjuhës angleze “GrapeSEED”. Klasat e para fillojnë në Shtator 2012. Interesohuni për më shumë informacion pranë qendrave Linkoln ose shikoni në faqen e web: www.grapeseed.com

Primary Colours (për fëmijë 8 - 10 vjeç)

Ky program interesant me katër nivele është plot veprimtari argëtuese. Që nga fillimi, fëmija juaj do të përfshihet plotësisht për të vënë në punë mendjen, duke bërë dhe krijuar gjëra vetë. Temat e këtij programi e nxisin fëmijën tuaj që të mendojë për botën rreth vetes. Kjo qasje e bën nxënien e gjuhës më të natyrshme dhe të paharrueshme. Këto kurse zgjasin katër muaj, me tri herë në javë.

Messages (për fëmijë 10 – 14 vjeç)

Messages është një kurs i shkëlqyer dhe argëtues me katër nivele për fëmijë më të rritur. Synimet dhe rezultatet e qarta për secilin kapitull bëjnë që fëmija juaj të praktikojë aty për aty atë që ka mësuar. Kursi ofron veprimtari interesante që e ndihmojnë fëmijën të mësojë gjuhën e huaj në mënyrë mjaft argëtuese.

Për fillestarët, ofrojmë edhe Cambridge English Worldwide,  në përgatitjen për Messages. Këto kurse zgjasin pesë muaj, me tri herë në javë.

Attain (për Adoleshentë)

Attain ka një qasje të shkëlqyer të disa programeve, që ndërton më tej aftësitë gjuhësore që studentët kanë arritur tashmë. Ofron tema të kohës, që lexohen dhe diskutohen nga studentët e kësaj moshe. Tekstet e leximit janë me gjuhë të re në përshtatje me kuptimin dhe shoqërohen me detyra kuptimore dhe diskutimi. Adoleshentët ndeshen me pjesë me fjalor e gramatikë të qartë, ku gjejnë vetë kuptimin e fjalëve të reja. Programi ka një qasje hap pas hapi ndaj shkrimit, me shumëllojshmëri të madhe tekstesh dhe mbështetje në fazën planifikuese. Kurset Attain zgjasin pesë muaj dhe kryhen tri herë në javë.