GJERMANISHT
Schritter ndihmon nxënësit të zbulojnë dhe formulojnë vetë rregulla, të cilat mund t’i praktikojnë në ushtrime të mëtejshme. Ka të njëjtin theks në të katër aftësitë gjuhësore, dëgjimin, leximin, të folurit dhe shkrimin. Ka përmbledhje në fund të çdo kapitulli, si dhe një përsëritje të rregullt. Schritter është argëtues, me plot aventura dhe risi e me ritmin dhe rimën e materialit dëgjimor. Në kasetat dhe CD-të përfshihen të gjitha aspektet e shqiptimit në mënyrë sistematike dhe argëtuese çka i tërheq studentët.Kursi gjermanishtes Schritter ka gjashtë nivele.
SPANJISHT
Nuevo ELE ka një përmbajtje të larmishme me tematikë nga jeta dhe ofron një veprimtari të pasur komunikimi për të praktikuar të katër aftësitë e rëndësishme për komunikim: të folurit, dëgjimin, leximin dhe shkrimin. Trajtimi i kapitujve mbështetet në detyra që i ndihmojnë studentët të kuptojnë se ajo që kanë mësuar është e dobishme dhe praktike në situata të mirëfillta të jetës. Nuevo ELE zbulon edhe kulturat e ndryshme në Spanjë dhe Amerikën Latine me regjistrime zanore, duke përdorur larmi zërash e theksesh.
ITALISHT
Kurset tona të italishtes synojnë të përmbushin nevojat e atyre që dëshirojnë të përqëndrohen në gjuhën e jetës së vërtetë dhe anët e saj të shumëfishta, në mënyrë që të arrijnë të kuptojnë qartë kulturën bashkëkohore, historinë dhe traditat italiane. Espresso është një metodë me tre vëllime, ku mbështetet kursi ynë i italishtes për studentët e rritur dhe adoleshentë joitalianë. Në përputhje me rregullat e Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët, botimi i ri dhe i përditësuar i Espressos është pasuruar me pjesët: njohuri kulturore, vetëvlerësimi i aftësive dhe strategjive nxënëse të studentit, si dhe veprimtari që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës përmes detyrave.
GJUHA SHQIPE PËR TË HUAJT
LET’S LEARN ALBANIAN (Le të mësojmë shqip)
Ky kurs me dy nivele është përshtatur sidomos për studentët fillestarë të rritur ose të rinj. Kursi përfshin shpjegime të qarta për të gjitha elementet e veçanta gramatikore të gjuhës shqipe, një larmi të madhe ushtrimesh, tema bashkëkohore të përzgjedhura nga burime të gjithfarshme, duke bërë kujdes për saktësinë dhe rrjedhshmërinë e komunikimit. Në fund të kursit, studenti do të arrijë të ndihet i sigurt të komunikojë në shqip në mënyrë efikase.
GJUHA SHQIPE – Niveli Mesatar i ulët deri në mesatar
Këto kurse ofrojnë një metodë komunikuese të bazuar në ushtrime për nxënësin e nivelit të ndërmjetëm dhe të ndërmjetëm të përparuar. Studentët do të lexojnë pjesë të shumta në shqip, me qëllim që të mprehin aftësinë për të kuptuar dhe do të përfshihen në dialogë me gojë ose me shkrim, që do t’i ndihmojnë të përçojnë si duhet ide dhe mendime. Ky kurs nxit të rriturit dhe të rinjtë, duke integruar elementet gramatikore, leksikore dhe funksionale të gjuhës shqipe. Kursi kombinon të gjitha aftësitë gjuhësore, si të folurit, leximin, dëgjimin dhe shkrimin për të ndihmuar studentët ta përdorin shqipen më saktë e rrjedhshëm
Kurse të veçanta të shqipes.
Këto janë kurse të gjuhës shqipe që janë ndërtuar posaçërisht për t’iu përgjigjur nevojave të veçanta dhe kohës që kanë studentët.



