Qendra Linkoln ofron një larmi programesh të gjuhës angleze për të gjitha nivelet :
Interchange - Botimi i tretë
Niveli Fillestar deri Mesatar
Metoda Interchange përbëhet nga një seri me katër nivele dhe mbështetet në anglishten amerikane e ndërkombëtare. Gramatika, shqiptimi, të folurit, dëgjimi, leximi dhe shkrimi ndërthuren gjatë gjithë kursit. Programi mësimor përqëndrohet në bashkëbisedimin e dobishëm që ndodh në praktikën e përditshme. Studentët nxënë si ta përdorin anglishten në situata që kanë të bëjnë me shkollën, punën, jetën shoqërore dhe argëtimin. Filozofia është që nxënia e gjuhës është më e efektshme, më e dobishme dhe më kuptimplotë, kur studentëve u jepet mundësia të përdorin dhe të ushtrojnë komunikimin e mirëfilltë.
Passages
Niveli mbi mesatar deri i ulët i lartë
Ky program vijon nga New Interchange si kurs i ri me dy nivele dhe përqëndrohet në aftësimin e studentëve për të kaluar nga niveli i ndërmjetëm i lartë i anglishtes si gjuhë e dytë, në nivelin e përparuar. Programi Passages është përpunuar dhe ka informacionin më të fundit, në mënyrë që të ofrojë mundësi për zgjerimin e aftësive të dëgjimit, të folurit dhe të leximit. Ky program ndërton hap pas hapi shkrimin akademik, ofron shpjegim dhe praktikë të pjesëve gramatikore, si dhe përfshin një seksion për studim vetjak. Ky kurs ju ndihmon të zhvilloni komunikimin që përqendrohet te rrjedhshmëria dhe te saktësia, ndërsa ju jep më tepër mundësi për të zhvilluar aftësitë mendore të nivelit më të lartë.
Advance Your English
Niveli i Përparuar
Advance Your English (Përsos Anglishten) është një kurs i shkurtër që synon t’i kalojë studentët nga niveli i ulët i përparuar në nivelin e përparuar. Është i përshtatshëm për ata që dëshirojnë të studiojnë më tej dhe të komunikojnë në gjuhën angleze në situata pune. Mbulohen të gjitha aftësitë gjuhësore, duke drejtpeshuar formimin e aftësive të veçanta me ato të integruara.
Përgatitje dhe testim i TOEFL-iBT
Me qëllim që studentët e huaj të pranohen në shumicën e kolegjeve dhe universiteteve amerikane, ata duhet të kalojnë me sukses testin e anglishtes si gjuhë e huaj [TOEFL]. . Testet e TOEFL-it përmes internetit [TOEFL iBT] testojnë të katër aftësitë gjuhësore që janë të rëndësishme për komunikim të efektshëm: të folurit, dëgjimin, leximin dhe shkrimin.
Linkolni ofron një kurs të shkëlqyer për të përgatitur studentët që do të kryejnë toefl-in. Kursi i Linkolnit për përgatitjen për TOEFL vë theksin në këto katër aftësi dhe në idiomat e anglishtes. Përgjithësisht, kursi përmban ushtrime praktike, para-teste, dhe mbas-teste që zbulojnë nevojat dhe vlerësojnë zotërimin e gjuhës. Testet praktike kryhen në laborator.
Përgatitja për TOEFL në Linkoln zgjat dy ose katër muaj, me tri herë në javë.
Spoken English
Fillestar i përparuar deri mesatar i përparuar
Këto kurse janë hartuar për këdo që dëshiron të studiojë anglishten e përgjithshme, duke u përqendruar tek aftësitë komunikuese dhe rrjedhshmëria. Anglishtja e Folur është një kurs me tre nivele, që i çon studentët nga niveli fillestar i përparuar te niveli i mesëm i përparuar. Ky kurs përqendrohet në aftësitë komunikuese, duke përdorur një qasje tematike në shumëllojshmëri situatash.



