Më poshtë do të gjeni një listë me trajnimet dhe programet e ndryshme kompjuterike.
Nëse nuk gjeni programin për të cilin interesoheni, dërgojeni kërkesën tuaj në postën tonë elektronike ose telefononi.

OFFICE SKILLS (Typing, Windows, Word, Excel & Outlook)

Mësoni si të shkruani me tastierën e kompjuterit dhe si të përdorni Windows XP bashkë me tre zbatime të tjera në MicrosoftOffice. Studentët do të mësojnë për desktop-in e Windows XP, si të përdorin menunë start, të krijojnë shortcut-e (ikona programesh në kompjuter), të hapin programe dhe të rregullojnë dritaret e programeve për t’ua përshtatur nevojave dhe shijeve të tyre. Kursi përfshin të gjitha tiparet themelore tëMicrosoft Word-it, Excel-it dhe Outlook-ut dhe, në fund të kursit, studentët do të jenë në gjendje të krijojnë dhe redaktojnë letrën e tyre të parë në mënyrë që të duket profesionale, të punojnë me tabela dhe formula në Excel, si dhe të dërgojnë e marrin e-mail në Outlook.

MICROSOFT WORD

Zotëro programin kompjuterik më të famshëm. Ky kurs është i përkryer për fillestarët nëMicrosoft Word. Gjatë këtij kursi, studentët mësojnë të hapin word-in, të krijojnë letrën e tyre të parë dhe ta ruajnë atë, si dhe të kontrollojnë germëzimin dhe gramatikën. Në fund të kursit, studentët do të jenë në gjendje të ndryshojnë llojin e shkronjave dhe formatin e tekstit, të marrin një pjesë teksti dhe ta kopjojnë diku tjetër (cut-and-paste) dhe të punojnë me shenja e vizatime të gatshme (clip arts). Po kështu, do të punojnë me kuti, tabela dhe qeliza për t’i bërë prezantimet  të qarta dhe të kuptueshme.

MICROSOFT EXCEL

Ambjentohu dhe puno me Excel, shkruaj formula, krijo tabela, dhe shumë gjëra të tjera. Ky kurs është krijuar për përdoruesit fillestarë të kompjuterit, të cilët kanë nevojë të organizojnë dhe njehsojnë informacion numerik. Studentët mësojnë të punojnë me formula në faqe të Excel-it dhe të organizojnë punën në tabela e grafikë.

MICROSOFT ACCESS

Kontrollo informacionin tënd si profesionist, duke përdorur databazat. Databazat përdoren për të organizuar dhe ruajtur sasi të mëdha informacioni tejet të strukturuar. Ky kurs siguron njohjen praktike të programin e databazës Microsoft Access, që përfshihet në Microsoft Office. Ky kurs paraqet databazën dhe software-in e saj dhe tregon sesi mund të përdoret Access-i për të hartuar formularë, për të ruajtur të dhëna, për të krijuar raporte dhe për të përfituar të dhëna sipas kërkesave.

MICROSOFT POWERPOINT

Krijoni një prezantim të shkëlqyer. Gjatë kursit  studentët do të mësojnë si të krijojnë një master slide, si të formatojnë tekstin brenda slide-it, si të ndryshojnë shëmbëllimin e slide-it, duke punuar me tekstin dhe duke e riformuar, madje edhe si të përdorin të dhënat e tjera të veçanta të PowerPoint-it.

MICROSOFT PROJECT

Planifiko dhe ekzekuto një projekt nga vendi i punës apo shtëpia. Studentët do të mësojnë të përdorin MS Project-in, për të përgatitur një plan-projekti dhe për të vëzhguar ecurinë e tij. Kursi ndjek hapat e një projektuesi, për të përgatitur një plan-projekt. Pjesëmarrësit  duhet të dorëzojnë këtë plan projekt për shqyrtim. Instruktori hyn në dialog me secilin pjesëmarrës, duke i dhënë informacion dhe sugjerime sipas rastit. Objektivi është që ajo që mësohet të zbatohet në një projekt të vërtetë.

ADOBE PHOTOSHOP & COREL DRAW

Krijo grafikë magjepsës, me vizatime të vërteta apo ilustrime. Studentët do të mësojnë të përdorin një sërë mjetesh për të përzgjedhur pjesë shëmbëllimesh, t’i lëvizin ato, t’i dyfishojnë, dhe të ndryshojnë madhësinë e e tyre. Ata mësojnë të përdorin layers dhe layers effect-in, për të krijuar efekte të veçanta, përfshi dhe efektet e dritës dhe përbërjes së shëmbëllimit. Do të përdoret versioni i fundit i CorelDraw-s për të rritur sa më shumë produktivitetin dhe për të krijuar shpejt dhe lehtësisht grafika me cilësi të lartë, shëmbëllime të shkëlqyera, si dhe animacione dhe efekte të papërsëritshme.

ADOBE INDESIGN

Krijo dizenjim mbresëlënës për reklama e fletëpalosje njëfaqëshe deri në publikime shumëfaqëshe me ngjyra. InDesign-i është një program i fuqishëm dhe lehtësisht i përdorshëm për dizenjim dhe faqosje. Në këtë kurs studentët do të mësojnë elementet bazë të krijimit të dokumenteve me InDesign, të identifikojnë e përdorin elementet e sfondit InDesign, të krijojnë e modifikojnë tekstin dhe kornizat grafike, të importojnë tekst dhe shëmbëllime nga programe të tjera, të ndërthurin tekstin përgjatë dokumentit, të ridrejtojnë ndërthurjet e tekstit, dhe të formatojnë objekte, duke përdorur shumë tipare të InDesign-it.

KONTABILITETI ALPHA DHE FINANCA

Mëso si të regjistrosh transfertat, të mbash të dhënat e të gjenerosh raporte biznesi. Këto programe janë përpiluar për të ndihmuar llogaritarët, kryellogaritarët, bizneset, financierët dhe magazinierët. Ato përdoren për për regjistrimin, kontrollin dhe mbajtjen e llogarive e të transfertave dhe dokumenteve financiare. Ky mjet është veçanërisht i dobishëm për kontrollin e të ardhurave dhe shpenzimeve, për kontrollin e fluksit të parasë, për ruajtjen e standardeve profesionale dhe për përmbushjen e kërkesave të qeverisë.

AUTODESK AUTOCAD

Impresiono bashkëpunëtorët dhe klientët me prezantime grafikësh të gatshëm. Gjatë kursit studentët do të mësojnë si të instalojnë dhe konfigurojnë programin, elementet bazë të AutoCAD-it, të vizatimit 2D, dhe redaktimin e tipareve dhe teknikave.