ANGLISHTJA E BIZNESIT

Niveli Mesatar

Të katërta aftësitë, dëgjim, të folur, lexim dhe shkrim , zhvillohen përmes një game të gjerë detyrash, të cilat pasqyrojnë ngushtë botën e biznesit. Kursi vendos studentin në qendër përmes veprimtarive të mirëfillta të komunikimit të integruar, duke trajtuar sistematikisht detyrat thelbësore të biznesit, duke zhvilluar fjalorin e duke dhënë mundësi të shpeshta për diskutim.

 Niveli Përparuar

Ky kurs vendos në qendër studentin dhe përdor terminologji nga shkollat e biznesit, korporatat dhe botimet e biznesit. Kursi zhvillon aftësitë e komunikimit gojor që nevojiten në mjedise të biznesit akademik profesional dhe i ndihmon studentët të veprojnë më të sigurt brenda kulturës së biznesit.

ENGLISH FOR WORK AND LIFE (1, 2 & 3)

Përmirëso anglishten që të nevojitet vërtet çdo ditë për të komunikuar në shoqëri dhe biznes.

Këto kurse janë për njerëz në një gamë të gjerë mjedisesh pune, përfshi këtu ata të biznesit të zakonshëm, të sektorit shtetëror apo vullnetar. Në veçanti, ato janë të përshtatshme për ata që kanë studiuar anglisht në të kaluarën, por duan të rifreskojnë, përforcojnë dhe ushtrojnë anglishten e deritanishme, si dhe të mësojnë gjëra të reja nga kjo gjuhë. Kursi ka tre nivele dhe i çon studentët nga niveli pothuajse fillestar në nivelin e ndërmjetëm të lartë.