A je gati për testin e maturës?

by | 03.16.2016

Matura_BlogFeature

Testo FALAS njohuritë e tua

Mbarimi i maturës është sa i bukur aq edhe i vështirë.

I bukur sepse nënkupton fillimin e një faze të re, jo vetëm akademike por edhe sociale. Ndërkohë, që sfida mbetet kalimi me sukses i të gjitha provimeve që ju duhet të bëni për të mbaruar.

Gjithashtu, anglishtja do t’ju duhet sërish edhe në fakultetin apo universitetin ku do të vazhdoni studimet e larta, ndaj garancia më e mirë është të parapërgatiteni!

Qendrat Lincoln prej vitesh ofrojnë kurse përgatitore për gjuhën angleze dhe aktualisht jemi duke formuar klasat e reja, ndaj ju ftojmë të na kontaktoni.

 

Çfarë ju ofrojmë?

Testimi FALAS – Nëse e gjykoni se nuk ndiheni gati për provimin e anglishtes, ne ju ofrojmë mundësinë që të testoheni FALAS për të kuptuar nivelin tuaj përgatitor. Zakonisht ky testim ka një kosto fikse që çdo student i Lincoln duhet ta paguajë paraprakisht, por në këtë rast ju mund ta përfitoni falas. Testimi është i formatit ‘pyetje me alternativa’ dhe bazohet në standardet më të mira për gjuhën angleze, sipas kritereve të përcaktuara nga universiteti prestigjioz i Kambrixh.

Kursi përgatitor dhe mësuesit e anglishtes – kurset që ne ofrojmë janë sipas kritereve dhe kërkesave të Ministrisë së Arsimit, por aftësia përgatitore e mësuesve tanë është ajo që bën diferencën pasi studentët tanë kanë dalë vazhdimisht me rezultate të larta.

Përkujdesje individuale – në vijim të testimit paraprak mësuesit tanë që t’ju ndihmojnë për t’u përmirësuar dhe punuar me ato aspekte të gjuhës që ju keni më shumë nevojë, pra nëse ju keni nevojë të punoni më shumë me shkrimin apo dëgjimin, mësuesi do fokusohet që t’ju ndihmojë të përmirësoheni aty ku ju keni më shumë nevojë. Po ashtu edhe detyrat që do merrni do jenë në funksion të nevojave tuaja individuale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *