Kurset e reja fillojnë më 10 shkurt

by | 01.29.2016

Klasat fillojme me 10 shkurtPërshëndetje miq, prindër, studentë dhe profesionistë!

Të dashur prindër: A e keni vendosur se si do t’i mundësoni fëmijëve tuaj të rrisin njohuritë gjuhësore dhe ato akademike këtë vit?

Të dashur studentë: A e keni gjetur si mund t’i jepni vetes mundësi më të mira për të ardhmen? Po me përgatitjet për provimet çfarë po bëni?

Për ju të rritur: Ky është një vit i ri, një fillim i ri dhe plot mundësi! Mosha nuk ka rëndësi!

Për ju profesionistë: Çfarë aftësish dhe njohurish të reja do duhet të fitoni për të avancuar në karrierën dhe punën tuaj këtë vit?

Për stafin e qendrave Lincon pyetje e tilla janë pjesë e objektivave dhe synimeve që orientojnë punën tonë të përditshme. Prandaj, nëse mund t’ju ndihmojmë, atëherë mos nguroni të na kontaktoni, qoftë edhe thjesht për të na marrë një mendim.

Kurset e reja fillojnë më 10 shkurt ndaj ju ftojmë të informoheni dhe të merrni një vendim për të ardhmen tuaj!

Ju mirëpresim!

4 përgjigje te “Kurset e reja fillojnë më 10 shkurt”

  1. Livia thotë:

    Mirembrema.Jam e interesuar per kursin e gjermanishtes .Sa kushton ? Kalofshi mire.

  2. Jozita thotë:

    Pershendetje Livia dhe faleminderit qe na ke shkruar! Kursi i gjuhes gjermane zgjat 4 muaj dhe kushton 199 euro plus 25 euro libri. Per me shume informacion, na kontaktoni me telefon ose kaloni prane qendrave tona.
    Gjithe te mirat,
    Stafi i Lincoln Center.

  3. BRUNILDA thotë:

    Pershendetje! Dua te ndjek nje kurs intensiv per te permiresuar performancen time ne anglisht ne menyre qe te arrija nje rezultat te larte ne ielts. do te doja te dija oraret dhe sa here ne jave zhvillohet kursi, tarifa me intereson gjithashtu!! Faleminderit!! Gjithe te mirat!!

  4. Lincoln Albania thotë:

    Pershendetje Brunilda,
    Kurset zhvillohen 3 here ne jave nga 80 min ose 2 here ne jave nga 120 min. Nje nivel zgjat 4 muaj.
    Paraprakisht duhet te beni nje test per te percaktuar nivelin tuaj te anglishtes.
    Kurset nje pjese kane nisur me date 10 dhe 11 Shkurt nderkohe qe presim per te nisur klasa te tjera per javen e ardhshme.
    Pagesat e kurseve jane: 179 euro ( nivelet fillestare ) 199 euro ( nivelet mesatare ) 219 euro( nivelet e avancuara ). Librat kushtojne 25 euro.

    Per me shume informacion lutemi kontaktoni ne numrat tane ose kaloni prane zyrave tona.

    Faleminderit,
    Stafi Linkoln.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *