Regjistroni fëmijën në programin e anglishtes për moshat 4-8 vjeç

by | 01.07.2016

GrapSEED per moshat 4-8 vjecTë dashur prindër dhe familjarë,

Kemi kënaqësinë t’ju informojmë se aktualisht po zhvillojmë regjistrimet për programin e anglishtes për të gjithë fëmijët e moshave 4 deri në 8 vjeç.

Ky program do të ofrohet pranë qendrës Lincoln në ish-Bllok me dy klasa të ndryshme si më poshtë:

Klasa 1: Tre herë në javë (e hënë, e mërkurë, e premte) ora 16:00

Klasa 2: Tre herë në javë (e martë, e enjte, e shtunë) ora 17:30

Lincoln është qendra e vetme e licensuar për Europën dhe vijon ta ofrojë këtë program unik në Shqipëri me mjaft sukses që nga viti 2012.

Mbi të gjitha, programi mësimor është i gjithi i ndërthurur me lojëra dhe aktivitete nga më të ndryshmet që e bëjnë vërtetë interesant për t’i mbajtur të angazhuar fëmijët e kësaj grupmoshe. Kjo metodë vjen si rezultat i një studimi shumë vjecar dhe përdor të njëjtat rregulla që e ndihmojnë një fëmijë të mësojë gjuhën e tij amtare. Në fund, rezultatet janë vërtetë të dukshme te fëmijët.

Sqarim: Ju jeni më se të mirëpritur ta sillni fëmijën tuaj për të ndjekur një apo disa seanca para se të vendosni ta regjistroni.


Rreth GrapeSEED

Programi anglisht GrapeSEED është program i përthithjes së gjuhës në moshë të vogël për t’u mësuar anglisht fëmijëve nga mosha 4 deri 8 vjeç. Fëmijët e përthithin informacionin më mirë kur ata argëtohen, duke angazhuar kështu trupin dhe mendjen.

Programi GrapeSEED, ndryshe nga metodat tradicionale të formatuara si për të rriturit, përdor të njëjtat rregulla që e ndihmojnë një fëmijë të mësojë gjuhën e tij amtare. Si rezultat, fëmija zhvillon aftësinë e të menduarit në anglisht, një kusht i domosdoshëm për rrjedhshmërinë e një gjuhe. Programi përdor materiale të ndryshme si libra me këngë, vizatime, tregime, lojëra të ndryshme, CD dhe DVD.

Programi funksionon kështu:

  • Komunikimi vjen i pari, dhe jo gramatika
  • Fjalori rritet me anë të përdorimit të shpeshtë të shprehjeve të zakonshme, dhe jo duke e mësuar përmendësh.
  • Shqiptimi zhvillohet me vazhdimësi në dëgjim, lexim dhe komunikim.
  • Arritjet e larta vijnë si rezultat i përdorimit progresiv të gjuhës me kalimin e kohës.

GrapeSEED është në përputhje me Standardet e Përgjithshme për Mësimin e Anglishtes.

Resurse (anglisht): http://www.grapeseed.com/us/teacher-materials

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *