Njihuni me mësuesen e fëmijëve këtë verë 2015

by | 06.09.2015

Përshëndetje miq,

Ndërsa regjistrimet për kurset verore të fëmijëve ende vazhdojnë kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë shkurtimisht me një prej mësueseve tona për programin e fëmijëve këtë verë 2015.

Znj. Megan Fox e cila vjen nga shteti i Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo do të ndihmojë duke dhënë mësim për dy kurse sipas këtyre tematikave: 1) kultura amerikane dhe 2) muzika botërore.

Për më shumë informacion, ju ftojmë të lexoni prezantimin e kurseve të verës si dhe nguroni të na kontaktoni për çdo pyetje apo sqarim të nevojshëm.

Regjistrimet për kurset zhvillohen çdo ditë nga ora 8:00-20:00 (e diela është pushim) në secilën prej qendrave Lincoln; Lincoln 1 Pazari i ri ose Lincoln 2 në bllok.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *