Një bisedë me z. David Turner rreth “negocimit për shitjet”

by | 05.13.2015

Mr. David TurnerRishtazi u ulëm për një bisedë të shkurtër me z. David Turner për të diskutuar mbi një trajnim profesional që ai ka zhvilluar së fundmi pranë Qendrës Lincoln në Bllok.

Prej kohësh në Qendrat Lincoln zhvillohen një gamë të gjerë kursesh profesionale dhe biznesi, por kësaj here dëshirojmë që t’ju informojmë disi më shumë, jo vetëm për kurset por edhe për instruktorët tanë të shquar.

Z. David Turner vjen me një eksperiencë mbi 30 vjeçare në ofrimin e trajnimeve profesionale në sferën e korporatave, ku trajnimet për shitjet zënë peshën kryesore. Personalisht, ai ka dhënë dhe udhëhequr me dhjetëra programe dhe trajnime për korporata të mëdha amerikane me 50,000 deri në 100,000 punonjës si dhe zyra në të gjithë botën.

Pavarësisht shkëputjes së tij nga sfera e korporatave, ai vazhdon të jetë i përkushtuar në ndarjen e njohurive dhe aftësive të tij të larta me studentët tanë këtu në Qendrat Linlcoln.

Javën e kaluar, 7 & 8 maj 2015, ai udhëhoqi trajnimin e titulluar: Winning Sales Negotiations (Të fitojmë negociatat në shitje.)

Trajnimi dy-ditor u ofrua për studentë të niveleve menaxheriale, si dhe për ata që merren me shitjet (Business-to-business) biznes-me-biznes.

Synimi i trajnimit është rritja e vetëbesimit si dhe aftësive negociuese me klientët gjatë procesit të shitjes. Programi synon t’u mësojë studentëve koncepte të mirë-pranuara negocimi, si dhe taktika për kryerjen e negociatave.

Z. Turner, gjithashtu, na tregoi se si ai e kishte përdorur me shumë sukses materialin e këtij trajnimi përgjatë karrierës së tij me shumë profesionistë të tjerë në të gjithë botën. Tani, ai mbetet i gatshëm ta ndajë ekspertizën e tij me studentët që ndjekin kursin e tij.

Ky trajnim synohet të ofrohet sërish në shtator 2015.

Ndaj, nëse jeni të interesuar në këtë trajnim apo trajnime të tjera profesionale që ofrohen nga Qendrat Lincoln, atëherë ju lutem na njoftoni duke mbushur formën e mëposhtme dhe ne do t’ju kontaktojmë shumë shpejt me informacione shtesë.

Komentet janë të mbyllura.